Showbiz22 Maj 2018, 20:04

Shpallet si gruaja më e shëmtuar në botë, por e vërteta e saj është e frikshme

Shkruar nga Pamfleti
Shpallet si gruaja më e shëmtuar në botë, por e vërteta

Mary Ann Bevan është quajtur si gruaja më e shëmtuar në botë, por pas shëmtisë se saj ka një të vërtetë të madhe.

Deri në moshën 29- vjeçare ajo jetoi në Londër, ku punoi si infermiere dhe pati katër fëmijë me burrin e saj.

Gjithçka do të shkonte mirë për Mary deri ditën që burri i saj u nda nga jeta.

Pas vdekjes së tij Mary nisi të vuante nga dhimbje të shpeshta koke dhe të padurueshme.

Më pas i filluan dhimbjet e muskujve, pastaj filluan duke i shtrembëruar gjymtyrët dhe fytyra.

Mjekët zbuluan se ajo vuante nga një çrregullim, i cili njihet me emrin acromegaly.

Ky çrregullim bën që gjymtyrët dhe fytyra të deformohen.

Në ato vite në Angli mbahej edhe konkursi “Gruaja më e shëmtuar” dhe shpërblimi ishte goxha i madh.

Mary fitoi atë vit dhe kështu i mbeti përgjithmonë titulli gruaja më e shëmtuar në botë

Lifestyle