Aktualitet20 Tetor 2018, 17:29

Shpartallim në qelizë të kupolës banditeske shqiptare, ndërkombëtarët të prerë me autoritetet shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Shpartallim në qelizë të kupolës banditeske shqiptare,

Specialistët e Antidrogës  prej ditës së djeshme po vijojnë veprimet në laboratorin e heroinës, që u zbulua në fshatin Brenog të Hasit.

Ndonëse Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende një version zyrtar, por vetëm iu bëri apel medieve të maten në raportime për të mos cënuar operacionin, mësohet se sasia e heroinës që është gjetur i kalon 100 kilogramët.

Në mjediset e përshtatura për përpunimin e drogës janë gjetur edhe përzierës të tjerë. Sipas burimeve, në pranga deri më tani janë vënë 5 persona: Xhavit Shuti, Mustaf Shuti, Flamur Bisho Çela, Anila Shuti dhe Vehbi Barushi.

Ky është operacioni i dytë, që çon në sekuestrim të sasive të mëdha të drogës pas kokainës së Maminasit.

Autoritet shqiptare në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kanë pikasur disa loboratorë të sofistikur drogrash në vendin tonë. Të vendosura jo vetëm në zona periferike, por edhe në zemër të kryeqytetit.

Por agjencitë ligjzbatuese të huaja kërkojnë jo “peshq të vegjël”, por shpartallim të rrjeteve, ndaj edhe i kanë kërkuar Prokures së Përgjithshme Arta Marku dhe personave të tjerë përgjegjës të mos nxitohen në aksione.

Fakt është që pas bandave të organizuara qëndrojnë njerëz të rëndësishëm të politikës, ndaj edhe ndërkombëtarët e kanë të qartë synimin: shpartallim në qelizë të kupolës banditeske shqiptare.

Aktualitet drogë krim i organizuar