Kronike20 Shtator 2018, 22:44

Shpartallohet banda shqiptare, trafikuan rreth 1 milionn euro kokainë, 7 të arrestuar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shpartallohet banda shqiptare e kokainës, trafikuan rreth 1 milionn euro drogë, 7 të arrestuar (Video)

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare që trafikonte e shpërndante kokainë në zonën e Firences dhe përreth.

Grupi i shqiptarëve furnizohej me kokainë nga Holanda dhe kishte ngritur një strukturë që merrej me trafikun dhe shpërndarjen më pas në disa qytete.

Nga ky operacion i GdF kanë rënë në pranga shtatë shqiptarë dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Të arrestuarit janë Demë Berisha, Florenc Ceni, Ervin Nela, Besim Duli, Klodjan Shele, Eris Kaleci dhe Armando Nela.

Kosovari Deme Berisha cilësohet nga policia si ‘supermarketi i drogës’, pasi në çdo kohë dispononte kokainë, heroinë dhe kanabis.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Struktura e grupi ishte organizuar më mënyrë që të ruahej nga Florenc Ceni dhe Ervin Nela, Armando Nela, Eris Kaleci e Klodjan Shele, të cilët prisnin dhe merrnin drogën nga holanda. Ndërsa Besim Duli kujdesej për mallit në Itali.

Që nga viti 2016 kur edhe nisën hetimet, këtij grupi i janë sekuestruar rreth 18 kg kanabis me vlerë rreth 1 milion euro.

 

Kronike Arrestim Itali Kokainë shqiptarë