Një nga presidentët më të zjarrtë të Flamurtarit dikur, tifozi numër 1 i skuadrës vlonjate dhe i akuzuari i parë për shpenzimin e fondeve publike për një ekip futbolli, Shpëtim Gjika, mbetet një fans i madh i futbollit.
Edhe pse jashtë sportit si protagonist, ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës nuk i ndahet ndjekjes së kampionatit dhe si shumë të tjerë, edhe ai këtë vit është shndërruar në një fans i Vllaznisë, skuadër e cila në këtë sezon është sinonim i futbollit të bukur.
Fitorja e rradhës ndaj Kukësit e bën skuadrën shkodrane, një ekip të pathyeshëm dhe me plot meritë në krye të klasifikimit. Për këtë arsye Gjika i ka kushtuar asaj një status plot elozhe në llogarinëe tij në Facebook.
Statusi i Shpëtim Gjikës në Facebook:
Bravo Vllaznia ⚽️!
Futboll sulmues dhe cilësor që të dhuron kënaqësi 👏!
Grup me djem që luajnë plot dëshirë dhe sakrificë 💪!
Trajner me mentalitet fitues i shkrirë me ambientin dhe drejtuesit 👍!
Forca Vllaznia ❤️💙!
Vllaznia kampion 🏆!
Në mungesë të Flamurtarit, më keni bërë tifozin tuaj ✌️🤞!