Politike24 Gusht 2019, 14:18

Shpenzonte mijëra euro në hotele me 5 yje për takime pune, shmanget Etilda Gjonaj, nxjerr fjalët e Nelson Mandelës

Shkruar nga Pamfleti

Shpenzonte mijëra euro në hotele me 5 yje për takime pune, shmanget Etilda Gjonaj, nxjerr fjalët e Nelson Mandelës

Që prej dy ditësh në media po qarkullojnë faturat e minisitres së Drejësisë, Etilda Gjonaj ku dëshmoheshin udhëtimet luksoze të punës që Gjonaj bënte jkashtë shtetit.  Në to shfaqeshin fatura hotelesh me 5 yje dhe bileta avionic të cilat i kalonion dhe çmimet e biletave të clasit A.

Një ditë pasi ka bërë xhiron e rrjetit për faturat e kripura për t’u akomoduar në hotele luksi në Evropë, një reagim ka ardhur sot nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se lajmi ishte i gabuar, Gjonaj nuk e ka komentuar drejtpërdrejt faturën e bërë publike në medie.

Ajo ka përdorur fjalët e Nelson Mandelës në reagimin e saj, ku ndër të tjera thotë se: “Sa here që kryejmë investime në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, më kujtohet natyrshëm shprehja e Nelson Mandelës, i cili vite më pare do të nxiste reflektimin e gjerë institucional duke i thënë botës: “Nuk mund të themi se e njohim vërtet një komb nëse s’kemi qenë brenda burgjeve të tij. Çdo vend, duhet të gjykohet jo se si i trajton qytetarët e tij në kushte të mira, por ata në kushtet më të vështira!”

Reagimi i plotë i Etilda Gjonajt:

Sa here që kryejmë investime në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, më kujtohet natyrshëm shprehja e Nelson Mandelës, i cili vite më pare do të nxiste reflektimin e gjerë institucional duke i thënë botës: “Nuk mund të themi se e njohim vërtet një komb nëse s’kemi qenë brenda burgjeve të tij. Çdo vend, duhet të gjykohet jo se si i trajton qytetarët e tij në kushte të mira, por ata në kushtet më të vështira!”

Nisur edhe nga kjo, vëmendja jonë ndaj sistemit penitenciar vazhdon të zgjerojë më tej kapacitetet, pasi ndër të tjera për herë të parë po i jepet zgjidhje në mënyrë të posaçme trajtimit të personave me vendim gjykate “mjekim i detyruar”.

Së fundmi, në “IEVP Lezhë”, është përfunduar faza e parë e rikonstruksionit të godinave 4 dhe 5, të cilat do të përshtaten në mjedise spitalore për këtë kategori të dënuarish në respekt të të gjitha të drejtave legjitime.

Gjithashtu, për herë të parë kemi rakorduar bashkëpunimin institucional me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila do të na mbështesë me staf mjekësor të kualifikuar për të garantuar një trajtim shëndetësor të fokusuar drejt rehabilitimit e jo izolimit, në zbatim edhe të rekomandimeve të CPT-së.

Së shpejti do të fillojë edhe faza e fundit e investimit mbi mobilimin e ambienteve, për të ofruar kushte më të mira sipas standardeve ndërkombëtare për trajtimin e personave me masë mjekësore.

Ditën e djeshme, u publikuan faturat e hotelit ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze.

codramol
smile

Politike nxjerr fjalët e Nelson Mandelës shmanget Etilda Gjonaj Shpenzonte mijëra euro në hotele me 5 yje për takime pune