Situatë e përkeqësuar e epidemisë së Covid-19 në Gjirokastër.
Sipas informacioneve, disa punonjës të bashkisë së Gjirokastrës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Duke qenë se janë zbuluar 71 raste të reja me koronavirus në Gjirokastër, janë mbyllur disa zyra në Bashki. Po ashtu është mbyllur edhe një fabrikë prodhimi ushqimore dhe pritet të bëhet dezinfektimi, pasi janë infektuar me koronavirus disa punonjës; 2 banka dhe institucioni i Adisa-s ka mbyllje.
Kujtojmë se Gjirokastra është një nga qytetet më të prekur muajt e fundit nga koronavirusi, ku vetëm ditën e djeshme ishin 71 raste aktive në këtë qytet.
Prej kohësh akuzat qarkullojnë se vonesa e tamponit bën që qytetarët të mos karantinohen në shtëpitë e tyre, duke sjellë një rritje të vazhdueshme të infektimeve në komunitet.