Kosova31 Tetor 2022, 16:29

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Ragip Fetahu, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se është sulmuar nga kolegu i tij i së njëjtës parti, Artrit Mulliqi.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektitit të Komunës së Podujeveës që drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje me kryetar Shpejtim Bulliqin.

Fetahu ka thënë se nga Mulliqi ishte goditur në pjesën e pasme të kokës, siç thotë ai duke i shkaktuar dhembje ekstreme dhe marramendje.

“Duke u kthyer për në Komunë, z. Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërku votë për shef të Asambleistëve, secili e ka punën e tij, mos mu drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje. Kam tentuar disa herë ta largojë me duar por nuk munda. Kam lëvizur me duar pa ndërprerë. Por, ai nuk më lëshonte. Kanë ndërhyrë disa persona për ta larguar dhe në tentim e sipër më godet në pjesën e pasme të kokës duke më shkaktuar dhembje ekstreme të kokës dhe marramendje”, ka shkruar Fetahu në Facebook.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Besnik Mulliqi, Ish-drejtori i Inspekcionit në komunën e Podujevës, i shkarkuar nga Shpejtim Mulliqi më 2 gusht të këtij viti.

“Nuk ka rahati me gjarprin brenda n‘shpi!!!”, është statusi i shkurtë i Mulliqit për këtë rast, duke aluduar kështu në kryetarin e komunës Shpejtim Bulliqi.

Prishtine

Kosova