Sport 8 Prill 2018, 22:02

Shpërthen Gaz Demi: Moxhi s’ka qenë asnjëherë drejtor, është thjesht këshilltari im

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthen Gaz Demi: Moxhi s’ka qenë asnjëherë drejtor,

Shpërthen Gaz Demi: Moxhi s’ka qenë asnjëherë drejtor, është thjesht këshilltari im

Presidenti Gazmend Demi i Partizanit foli sot në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ku për herë të parë sqaroi fort dhe shokoqur marrëdhënien e tij me italianët që erdhën me aq bujë verën e kaluar. Ai tha se nuk e ka prezantuar asnjëherë si drejtor Luciano Moxhin, por vetëm si këshilltar, ndërsa nga përmbajtja e bisedës mund të kuptohej që dashuria me italianëtt ka marrë fund, edhe pse Demi tha se Moxhi vijonte të ishte këshilltar.

“Unë kam bërë vetëm një zgjedhje, quhet Luçiano Moxhi, ai i zgjodhi të tjerët. Pastaj kërkoi ndjesë, tha ‘nuk e njohim kampionatin shqiptar’. Ndaj nuk mund ta përgjithësojmë me të gjithë italianët.  Moxhi ka qenë këshilltari im dhe vazhdon të jetë i tillë, nuk ka qenë asnjëherë drejtor. E kam prezantuar si këshilltarin tim, këto janë gjëra të të kaluarës, Moxhi vazhdon të jetë këshilltari im”, u shpreh Moxhi.

Më pas ai foli për raportet e krijuara në skuadër dhe grupin në tërësi, duke u fokusuar te lojtarë të vecantë.

“Që kur jam futur te Partizani kam pasur besim të plotë, por ka malore e fushore. Ne kemi të mirat dhe të këqijat tona, jam i kënaqur me ekipin e Partizanit. Trashi më pëlqen, është një senator te Partizani, që foli si politikan. Trashi e ka fituar emrin senator me punë që ka bërë te Partizani. Ata të janarit janë lëvizje normale në skuadër. Trashi e Batha kanë qenë e vazhdojnë të jenë, ndërsa ata që u larguan janë lojtarë normalë që kanë luajtur nga një vit”, u shpreh presidenti i Partizanit Gazmend Demi. /Pamfleti Sport

 

 

Sport