Aktualitet20 Maj 2018, 11:05

Shpërthen gazetari: Ja pse Jetmir Olldashi është një vegël qorre e partisë, madje dhe i dënuar

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthen gazetari: Ja pse Jetmir Olldashi është një

Është unik!

Shkruan Adriatik Doçi

-Jetmir Olldashi në 16 vite nuk ka kryer qoftë edhe nje ivestigim profesional apo edhe shqupshe.

-Investigimin e parë pas 16 vitesh e bëri për llogari të SHQUP-it. E shpalli nën çatine e SHQUP-it. Kërkoj mbrojtje nga SHQUP-i. Ç’gazetar leshi është ky që kryen një investgim dhe turret tek partia? Cilit interes publik i shërben?

-Në investigimin e pare doli në një konference dhe si askush tjetër në planet, në historinë e gazetarise, shiti burimin. Doli ne një konference vetem për të dekonspiruar burimin, kur publikut i duhet fakti dhe jo burimi, i cili mbrohet me ligj.

-Si asnjehere me pare, u dekonspirua burimi, në rastin konkret Babolja, ndërsa u tentua të fshihej identiteti i gazetarit. Çfarë gazetari është ky që shet burimin dhe fsheh veten? Kujt standard i referohet?

-Mësimet e para si ‘gazetar investigativ’ i ka marrë tek Rilindja Demokratike, organ zyrtar i PD. Imagjinoni çfare besueshmerie ka RD apo 55 e Fahri Balliut! -E shpalli veten si gazetar investigativ te pavarur, por karrieren si ‘gazetar investigativ’ e ka nisur tek ujsjellesi i Tiranës kur Bashkia drejtohej nga Lulzim Basha.

-Karrierën e gazetarit e ka vijuar si zedhenes i Endira Bushatit, përfaqesuese e PD. Nuk eshte e pamoralshme te punosh si zëdhenes i organeve qeveritare, por mos ta vizatojë veten si gazetar te pavarur.

-Sipas burimeve te mia, Jetmir Olldashi eshte ndër te rrallët, ndoshta edhe i vetmi gazetar ne Shqiperi, i dënuar nga nje gjykatë si shpifës.

Ky eshte thjeshte një vegël qorre e partisë. Eshte damka e gazetarisë.

Forum