Aktualitet28 Prill 2019, 08:45

Shpërthim i fuqishëm me pasojë 17 të vdekur

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim i fuqishëm me pasojë 17 të vdekur

Shpërthim i fuqishëm me pasojë 17 të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një minierë të qymyrit në Luhansk të Ukrainës, ku kanë humbur jetën 17 persona. Liderët separatistë që kontrollojnë minierën, thanë se të gjithë trupat e minatorëve të zhdukur janë gjetur.

Miniera ku ka ndodhur incidenti gjendet në fshatin Yurivka, që ndodhet në territorin e kontrolluar nga separatistët që mbështeten nga Rusia.

Ministria e Emergjencave të Rusisë tha se ka dërguar ekipe të shpëtimit për në minierën Skhidcarbon, me kërkesë të liderëve separatistë të cilët kontrollojnë minierën. Ndërkaq, punëtorët e shpëtimit nga Qeveria ukrainase nuk kanë pasur qasje zyrtare për të shkuar në këtë minierë.

Një shpërthim i gazit të metanit ka kapluar këtë minierë më 25 prill dhe raportohet se ka shkaktuar kolapsimin e disa pjesëve të minierës. Miniera Skhidcarbon ishte mbyllur më 2014 si pasojë e luftimeve ndërmjet forcave të Qeverisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia. Por, kjo minierë u rihap më 2018.

Aktualitet pasojë 17 të vdekur shpërthim i fuqishëm