Aktualitet15 Korrik 2019, 15:21

Shpërthimi në Bllok, pronarët e argjendarisë në gjëndje të rëndë (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthimi në Bllok, pronarët e argjendarisë në

Shpërthimi në Bllok, pronarët e argjendarisë në gjendje të rëndë (Emrat)

Një shpërthim i fuqishëm i një bombole me hidrogjen që shërben për përpunimin e floririt, ndodhi në një argjendari në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku mbetën të plagosur katër persona.

Mësohet se të plagosurit, burrë dhe gruam pronarë të argjendarisë janë në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve është edhe një vajzë 18-vjeçare, Eneda Nura, punonjëse në argjendari, dhe një djalë, Ardanoel Serani, kalimtar i rastësishëm, 23 vjeç.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Aktualitet