Aktualitet20 Tetor 2018, 14:43

Shpëtoi kokën nga plumbat duke u futur në lokal, ky është biznesmeni që u sulmua në Velipojë

Shkruar nga Pamfleti
Shpëtoi kokën nga plumbat duke u futur në lokal, ky

Në fshatin Sektor, Velipojë është qëlluar me armë zjarri nga makina një biznesmen. Bëhet fjalë për biznesmenin Pjerin Kaçi, i cili është njëherazi aktivist i Paritsë Demokratike në Velipojë. Biznesmeni nxitoi të futej në lokal për t’u shpëtuar plumbave ndërsa ende nuk ka asnjë autor të identifikuar e madje asnjë njoftim nga policia për këtë ngjarje që ka ndodhur 2 ditë më parë e që mesa duket është mbajtur e fshehur.

Mjeti tip Kyron me targë AA 497 UK është qëlluar në pjesën e përparme me armë zjarri por edhe në pjesën e pasme të saj. Pas kësaj ngjarje autorët janë larguar me shpejtësi. Policia ka mbërritur në vendngjarje pasditen e 18 tetorit ,por ende nuk ka arritur në identifikimin e autorëve. Realiteti post, publikon foton e makinës e cila është qëlluar me armë zjarri.

I pyetur për këtë ngjarje Pjerin Kaçi ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd ndërsa ka dyshime se mund të ketë ardhur për shkak të bizneseve apo edhe si aktivist i njohur në radhët e PD.

Aktualitet biznesmen Velipoje