Politike25 Prill 2018, 08:54

”Shpif, shpif se diçka do të mbetet”, Safet Gjici çon në gjykatë deputetin e PD

Shkruar nga Pamfleti
”Shpif, shpif se diçka do të mbetet”, Safet Gjici

''Shpif, shpif se diçka do të mbetet'', Safet Gjici çon në gjykatë deputetin e PD

 

Ish-prefekti dhe i deleguari i PS në Qarkun e Kukësit, Safet Gjici, ka paralajmëruar një padi ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

 

Duke i cilësuar të gjitha akuzat e deputetit demokrat si shpifje, Gjici kujton se ka hequr dorë nga të gjitha aksionet e kompanive të tij, që në kohën kur u zgjodh prefekt i Kukësit.

 

“Me teorinë ‘shpif, shpif se diçka do mbetet’, Salianji sot doli dhe gënjeu shqiptarët. I gënjeu, se gjoja unë paskam fituar tendera ‘marramendës’! Ervin, je i gabuar! Që në kohën kur u emërova prefekt i Qarkut Kukës, në vitin 2014, nuk menaxhoj më asnjë kompani. Kjo dihet botërisht, por ti dhe ata që të nxorën sot nuk dinë apo duan të shohin! Kjo është e vërteta”, sqaron Gjici.

 

Sipas të deleguarit të PS në Qarkun e Kukësit, kompania që ai ka drejtuar, ka marrë më shumë tendera gjatë qeverisjes së PD.

 

“Për shpifjen tënde të radhës, që në fakt është e përhershmja përpara çdo beteje elektorale, do të takohemi në Gjykatë, aty ku e vërteta do triumfojë. Sa u përket tenderave, kompanitë që unë drejtoja dikur, kanë përfituar me konkurrim të ndershëm më shumë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Kjo është lehtësisht e verifikueshme në buletinet publike. Mjafton t’i shohësh! Për ‘faktet’ që sot paraqite, do shihemi në gjyq, pasi për këtë shpifje të radhës nuk do të ndalem”, deklaron Gjici./Panorama

Politike deputeti i PD Ervin Salianji Safet Gjici