Ditën e sotme, kreu i Alenavës pqër Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Presidentin e ri të SHBA-ve Joe Biden. Me anë të një postimin në Facebook ai ka shkruar se inagurimi i Biden është me rëndësi globale dhe se është shumë i lumtur që e njeh personalisht atë.
Ndër të tjera ai ka shkruar se Biden është e vetmja shpresë për Kosovën që të integrohet në institucionet ndërkombëtare si NATO, BE dhe OKB. Në fundit të postimit të tij Haradinaj ka shkruar se gjatë presidencës së Biden marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së do të forcohen.
Postimi i plotë:
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden sapo e nisi mandatin e tij presidencial. Kjo është një ngjarje me rëndësi globale, e ndjehem shumë i lumtur që kam pasur rastin ta njoh personalisht z. Biden. Duke i uruar sukses, e falënderoj për kontributin e tij të vazhdueshëm për Kosovën dhe çështjen shqiptare. Si njohës i mirë i problemeve në Ballkan, shpresa jonë është se rruga e Kosovës drejt NATO-së, BE-së dhe OKB-së do të jenë në prioritet të agjendës amerikane dhe do të përmbyllen si tema gjatë mandatit të tij. Besoj se gjatë presidencës së z. Biden do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën.