Politike 9 Tetor 2019, 15:26

Shpresë për negociata/ Ambasadori gjerman Zingraf: Urojmë për vendim pozitiv nga Brukseli, Gjermania ka thënë ‘PO’

Shkruar nga Pamfleti

Shpresë për negociata/ Ambasadori gjerman Zingraf: Urojmë për vendim pozitiv nga Brukseli, Gjermania ka thënë ‘PO’

Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf, gjatë një intervistë dhënë për Radio Televizionin Shqiptar, ka dhënë komentet e tij për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, si edhe kushtet që Bungestagu vendosi për vendin tonë.

Në bisedën e zhvilluar me gazetaren Esmeralda Cenollari, diplomati i sapoemëruar në Tiranë, ka dhënë opinione interesante mbi vendimin e gjykatës për ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri, si edhe institucionet e reja të drejtësisë që po ngrihen në vendin tonë.

Ambasadori Zingraf ka ndarë për Radiotelevizionin Publik, edhe ndjesitë e para të punës si diplomat në Shqipëri, me vlerësime të veçanta për mikpritjen dhe energjinë e të rinjve shqiptarë.Në 19 shtator, Gjykata për Krime të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për shpërdorim detyre, ndërkohë që akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal u rrëzuan.

Si e lexoni ju vendim, i cili pati jehonë edhe në Bundestagun gjerman?

Nësë e kam kuptuar siç duhet ky vendim i Gjykatës për Krimet e Rënda nuk ka hyrë ende në fuqi. Është parimi im sikurse edhe parim i gjithëvlefshëm në kontekstin e bashkimit europian që të mos komentohen procedura vijuese, të cilat nuk janë përmbyllur ende të institucioneve të drejtësisë. Në shikojmë gjithsesi që janë duke u zhvilluar procese gjyqësore edhe kundër personazheve të famshëm, sikurse është edhe rasti në fjalë. Ajo çka unë kam perceptuar nga opinioni publik është që ky vendim në një farë mënyre është quajtur disi minimalist, por më lejoni që të mos komentoj. Le të presim çdo të vendoset në fund.

Ju keni inkurajuar institucionet shqiptare që të rishikojnë projektligjet për rregullimin e mediave online. Çfarë nuk shkon me ato drafte sipas jush? Çfarë duhet rishikuar më konkretisht?

Në fakt unë nuk jam ekspert i kësaj fushe, por në biseda dhe në shkëmbimet e mija që unë kam pasur me përfaqësues të organizatave në fushën e mediave më janë referuar pra disa probleme që kanë të bëjnë me implementimin e këtyre projektligjeve. Kam përshtypjen që në këtë kontekst do të duhej një reflektim disi më i thellë. Sepse një ligj nuk ekzsiton vetëm si i tillë, ai duhet në një fazë tjetër edhe të zbatohet. Dhe kufiri që ekziston midis mbrojtjes nga shpifjet që mund të gjenden në media dhe nga ana tjetër ruajtjes së lirisë së shprehjes është një kufi shumë i hollë, i cili në momëntin e zbatimit të këtyre projektligjeve duket se krijon shqetësim tek personat përfaqësues të mediave.

Ndaj unë do të apeloja edhe njëherë që në këtë kontekst të konsultoheshin, pra personat përgjegjës të konsultoheshin edhe me përfaqësuesit e mediave.

Në videon e parë përshëndetëse si ambasador i Gjermanisë në Shqipëri, ju u shprehët se mezi prisni të njihni vendin dhe njerëzit. Si ju duket Shqipëria dhe shqiptarët në këto muaj të parë të punës?

Në fillim më lejoni të them që unë kam mbetur mjaft i befasuar pozitivisht nga mikëpritja që kam gjetur këtu në vendin tuaj. Por ajo që më ka bërë më tepër përshtypje është fakti që jam takuar me njerëz të rinj të cilët dëshirojnë ta çojnë vendin përpara, të cilët janë të angazhuar, janë të mirëarsimuar dhe të mirëinformuar. Dhe shpresoj shumë që këta, pikërisht këta njerëz të mund të kenë dhe t’u jepet hapësira e duhur për të bërë atë ç’ka ata dëshirojnë të bëjnë më të mirën për vendin.

codramol
smile

Politike Gjermania ka thënë ‘PO’ Shpresë për negociata/ Ambasadori gjerman Zingraf: Urojmë për vendim pozitiv nga Brukseli