Shqipëria ka nisur prej ditës së sotme vaksinimin kundër COVID-19. Një nga të parët që mori dozën “Pfizer” ishte kryeministri Edi Rama. Për gazetarin Andi Bushati i gjithë procesi se si janë siguruar vaksinat e para, transporti dhe ruajtja e tyre është mbajtur e fshehtë duke shkelur sipas tij dhe ligjet e vendit.
“Ajo që mua më shqetëson është sepse duket sikur jetojmë në një republikë autokratike. Pse e them këtë, kemi parë italianët, gjermanët, francezët që e dinë kur vjen një vaksinë ndërsa ne nuk dihet se nga vjen. Vendi sekret, vend mbajtja sekret, transportin sekret. Vendet perëndimore e tregojnë”,tha z. Bushati.
Andi Bushati ngriti pikëpyetje të mëdha duke sjellë në vëmendje dhe debatin në Britaninë e Madhe për ruajtjen e vaksinave në temperaturë -70 gradë celsius por dhe theksoi se janë shkelur ligjet. “Nuk di a janë ujë apo vaksinë. Ligji i shtetit shqiptar nuk lejon kategorikisht medikamente pa ditur origjinë dhe kushte e transportit. Është shkelur ligji. Duhet krijuar fabula e mbinjeriu dhe po i shërbim këtij vendi gjëra të pamundura. Nuk ka vend të botës që nuk ka nxjerr grafik, vetëm Shqipëria bën propagandë vendos atë lulen e diellit”, tha Bushati.