Shqipëria duhet të shlyej 238.3 milionë USD borxhe, që i ka marrë Hrushovit në vitet 1954-‘58, ja pakti i firmosur në Paris

Shqipëria duhet të shlyej 238.3 milionë USD borxhe, që i ka marrë Hrushovit në vitet 1954-‘58, ja pakti i firmosur në Paris

Prishja e dytë me “Bashkimin Sovjetik”, nuk paska ndodhur për “parime”, por ka nisur në vitin 2004, për shkak të borxhit që i kemi marrë (ish)BRSS, mbasi Shqipëria ka bërë pagesën e parë në muajin nëntor 1998, ka ndërprerë pagesat në vitin 2004, ka rinisur në vitin 2006 deri në vitin 2008 dhe prej 19 vitesh, nuk po paguan më, ndërsa sipas detyrimit, afatin e ka deri në datën 01.05.2021

Prej 20 vitesh, përveç borxheve “mullar”, të marra në këto 26 vite, të cilët shtyhen e shtohen me borxhe dhe kamata të reja, shteti shqiptar, po fsheh edhe një borxh të vjetër, të marrë para afro 60-64 vitesh, nga ish-Bashkimi Sovjetik (BRSS), 1 vit pas vdekjes së Stalinit, në kohën e nisjes së pushtetit të Nikita Hrushovit, që tradhëtoi Marksizëm-Leninizmin.

Federata Ruse (Ish-Bashkimi Sovjektit), ndërkohë që i fali Shqipërisë, gjithë detyrirmet në mallra e makineri, të dhëna nga Stalini në vitet 1945-1953, nuk i ka falur borxhet në vlerë financiare, që Shqipëria i ka marrë nga viti 1954, deri në vitin 1959, kur nisi ndarja armiqësore me Bashkimin Sovjetik Borgjezo-Revizionist, që tradhëtoi idealet e kuqe staliniste.

Në datën 22 korrik 1998, pas presioneve diplomatike të vendeve të OKB e BE, Qeveria Shqiptare, u detyrua ta pranonte borxhin, duke shkuar në Qendrën e Kredive Ndërshtetërore “Klubi Parsit” në Francë, ku së bashku me Qeverinë Ruse, firmosën akt-marrëveshjen, për vlerën dhe afatin e shlyerjes së borxhit të viteve 1954-1959.

Këtë detyrim borxhi, të marrë nga ish-Bashkimi Sovjetik i kohës së Hrushovit, si dhe Akt-Marrveshjen Dypalëshe, të nëshkruar me Federatën Ruse, Shqipëria e ka spcifikuaur e sanksionaur sanksionuar me Ligjin Nr. 8860., datë 07. 03. 2002, shpallur me Dekret Nr. 3267, datë 19. 03. 2002, të Presdentit Rexhep Mediani, por faktikisht, shlyerjen e ka nisur qysh në datën 1 nëntor 1998, kur u ra dakort mes palëve./Pamfleti

 

Ja 9 kushtet e Kontratë Marrëveshjes, për shlyerjen e borxhit, që Shqipëria i detyrohet Rusisë

 

  1. Borxhi total i marrë në monedhë ruse nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitet 1954-1959, është në shifrën 142 milionë, 818 mijë, 499, pikë 64 Rubla, llogaritur sipas kursit zyrtar të Rubla-USD, të Bankës Shtetërore të ish-BRSS, në kohën kur është marrë, me raportin 0.6 Rubla, baraz me 1 USD.
  2. Sipas kursit të këmbimit, Shqipëria i ka Federetës Ruse, një borxh në vlerën 238 milionë, 300 mijë, 832 pikë 73 USD, sipas gjendjes faktike, deri në datën 1 maj 1998, kur Shqipëria e ka pranuar si detyrim, në “Klubi Parisit” në Francë.
  3. Sipas Akt-Marrëveshjes, Federata Ruse, ia ka falur Shqipërisë, 70% të shumës së borxhit, llogaritur sipas principalit dhe interesave, ndërsa 30% e shumës, do shlyhet vetëm në USD.
  4. Pagesat e borxhit, principal dhe interesa, do të bëhen 2 herë në vit, në çdo datë 1 maj dhe 1 nëntor, sipas kuotës “LIBOR” për depozitat 6 mujore në USD, plus marzhin 2%, të vlerës së çdo kësti.
  5. Në rast, të mos pagesës, qoftë edhe të një kesti në datën e caktuar, konsiderohet “Vonesë borxhi” dhe shkelje e marrëveshjes në pikën “Datat e pagesës”, duke aplikuaur gjobë 4%, të detyrimit të çdo viti, deri në fund të shlyerjes totale, me përllogaritje të vlerës së gjobës 4%, sipas kursit aktual të kohës së pagesës.
  6. Pagesa e parë e borxhit, ka nisur të bëhet në datën 1 nëntor 1998, dhe ka afat fundor, datën 1 maj 2021.
  7. Pas Akt-Marrëveshjës së pranimit të borxhit, bërë në “Klubi Parisit” më 22 korrik 1998, Kontratë-Marrëveshja e detjauar për kushtet dhe grafikun e pagesave, u nënshkrua në datën 26 nëntor 2001 në Moskë.
  8. Pagesat e borxhit, bëhen vetëm në Bankën Shtetërore të Veprimtarisë së Jashtëme Ekonomike Ruse, të quajtur: “Vnesh-Ekonom-Bank”.
  9. Mirpëo, Shqipëria, duke qenë e zhytur në borxhe, nuk ka pasur mundësi të bëjë pagesat sipas afateve të kontratës dhe siç duket, ky paska qenë shkaku i prishjes se “vëllazërisë” së dytë me rusët, mbasi pagesat e borxhit, janë ndërprerë në vitin 2004, kanë rinisur në vitin 2006 deri më 2008 dhe prej 10 vitesh, nuk po paguhen më, ndërsa sipas detyrimit, ndërkohë që duhet shlyer deri në datën 01.05.2021.

 

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti