Aktualitet 8 Prill 2018, 14:00

Shqipëria heq vizat për këto shtetas

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria heq vizat për këto shtetas

Shqipëria heq vizat për këto shtetas

Qeveria shqiptare përmes një vendimi të miratuar nga Këshilli ministrave  njoftoi heqjen e vizave për shtetasit kinezë për periudhën 1 prill deri në 31 tetor 2018.

 Vendimi është mirëpritur nga ambasadorja kineze në Shqipëri Jiang Yue, e cila është shprehur se kjo do të sjellë progres në shkëmbimet njerëzore mes 2 vendeve. Për qeverinë shqiptare, por edhe për ambasadoren kineze, heqja e vizave do të shtojë numrin e turistëve në Shqipëri, të cilët tanimë kanë një arsye më shumë për t’ju drejtuar Shqipërisë direkt nga Kina.

Kina është burimi i parë në botë për turistë jashtë kufijve nga ku vetëm në vitin 2017 ishin 130 milion turistë në botë dhe konsumi i tyre kap vlerën e 110 miliard dollarëve.

Aktualitet Shqipëria heq vizat për këto shtetas