Aktualitet26 Gusht 2018, 00:41

Shqipëria i kthen “qokën” Italisë, pret 20 refugjatë, Ditmir Bushati : Sot duam t’ju kthejmë nderin edhe pse me një

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria i kthen “qokën” Italisë, pret 20

“Kur refugjatët nga Eritrea ishim ne 27 vite më parë, ju italianët na hapët dyert dhe na mikpritët në shtëpitë tuaja dhe na ushqyet. Sot duam t’ju kthejmë nderin edhe pse me një gjest më të vogël duke pritur 20 refugjatë të arratisur me anijen Diciotti”, kështu ka folur Ministri ynë i Jashtëm për Corriere della Sera, në lidhje me pozicionin e qeverisë shqiptare sa i takon refugjatëve.

Më tej artikulli i publikuar në të përditshmen italiane vazhdon

Një vend me sipërfaqe jo më të madhe se Siçilia dhe me një popullësi që mesatarisht varion në 2.9 milionë me një tendencë rritjeje prej 3.8 përqind sipas INSTAT në vitin 2017.Të huajt që kanë leje qendrimi në Shqipëri janë rreth 12,906 sipas shifrave të vitit 2016.

“Ky gjest i Tiranës zyrtare shpresojmë që të japë një mesazh edhe për të tjerët” mësohet të ketë thënë Bushati për Corriere

Në ditët në vijim funksionarë shqiptarë dhe italianë do të takohen për të oranizuar transferimin e refugjatëve si dhe për të vendosur mbi përdorimin e fondeve. Tani për tani bëhët fjalë vetëm për 2 refugjatë, ndërsa Bushati nuk e përjashton faktin se mund të jenë edhe më shumë refugjatë.

Aktualitet