Sport 8 Nëntor 2018, 11:35

Shqipëria mori Ismajlin dhe Dermaku, reagon kreu i FFK

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria mori Ismajlin dhe Dermaku, reagon kreu i FFK

Christian Panucci zbardhi listën e tij të lojtarëve ku ishin grumbulluar dhe Ismajli dhe Dermaku, të dy pjesë e Kosovës më parë. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u shpreh.

““Sigurisht, është dëshira e lojtarëve që vendos në kësi rastesh. Ata shohin një perspektivë më të madhe te Shqipëria. Ismajli ka qenë kapiten i Kosova U-21, e kemi vlerësuar dhe respektuar.

“Ndoshta ka parë konkurrencën këtu dhe është larguar. Neve na vjen shumë keq, si për Ismajlin, edhe për Dermakun, që nuk janë në mesin tonë. Mund të them se ata janë djem të mirë dhe iu dëshirojmë shumë suksese.

Mendoj se Kosova është vendi i perspektivës për të gjithë ata që dëshirojnë. Ne kemi një strategji, nuk i përzihemi trajnerit se kush ftohet në kombëtare. Duam vetëm që Kosova të kualifikohet”.

Sport Christian Panucci Kosova Shqipëria