Politike19 Gusht 2019, 21:18

“Shqipëria në 40 vendet e para në botë për pastrim parash”, Shehaj ngre alarmin: Ekonomia do shkatërrohet ngad

Shkruar nga Pamfleti
“Shqipëria në 40 vendet e para në botë për

Ish- deputeti demokrat Agron Shehaj ka risjellë edhe një herë në vëmendje problemin e pastrimit të parave në vend. Sipas Shehajt, ka një studim ku Indeksi I Pastrimit të Parave e shfaq Shqipërinë mes 40 vendeve ku pastrohet më tepër para nga 125 vende të cilat janë analizuar.

Ish-deputeti thekson se efekti negativ I pastrimit të parave do të ndikojë shumë keq jo vetëm në të ardhmen e afërt, por do të dëmtojë financat e vendit duke hapur një plagë e cila do të dojë shumë kohë që të mbyllet.

Ai thotë se pastrimi I parave të pista që sipas tij, e përmendur edhe në disa reagime të tjera, është një fenomen që vjen si pasojë e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit për një kohë të gjatë vend. Gjithashtu, efektet negative do të ndihen edhe në turizëm dhe në investimet e huaja.

Postimi i Agron Shehajt:

Indeksi Kundër Pastrimit të Parave i Institutit të Qeverisjes së Baselit e ka renditur këtë vit Shqipërinë mes 40 vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, nga 125 vende të analizuara. Akoma më keq, Shqipëria është vendi i gjashtë për përkeqësimin më të madh të gjendjes së pastrimit ta parave.

Pastrimi masiv i parasë së krimit në Shqipëri tashmë po reflektohet në të gjitha raportet ndërkombëtare për Shqipërinë.

Pastrimi i parave, përvecse po dobëson shumë Euron dhe po shkatërron investimet e huaja, eksportet dhe turizmin, tashmë është kthyer në problem të rëndësishëm për besueshmërinë e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare ekonomike dhe imazhin tregtar të vendit.
Kjo gjë po vështirëson më tej tregtinë dhe shkëmbimet me jashtë, përfshi eksportet, pasi për transaksionet me Shqipërinë tashmë zbatohen mbikqyrje dhe inspektime të rrepta dhe madje arbitrare duke krijuar kosto dhe barriera shtesë.

Për shembull, fakti që Departamenti Amerikan i Shtetit ka dy vjet që e ka emërtuar zyrtarisht Shqipërinë “Vend Kryesor i Pastrimit të Parave” i ka vendos të gjitha bankat shqiptare dhe transaksionet me origjinë Shqipërinë në kategorinë me risk të lartë në SHBA. E njejta gjë është e vërtetetë më Mbretërinë e Bashkuar. Nëse kjo gjendje do të vazhdojë Shqipëria do të izolohet më tej ekonomikisht nga bota.

Politike