Aktualitet21 Maj 2019, 15:33

Shqipëria strofull e kriminelëve, bosi i mafies ruse në kërkim ndërkombëtar fshihet në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria strofull e kriminelëve, bosi i mafies ruse në

Shqipëria strofull e kriminelëve, bosi i mafies ruse fshihet në kërkim ndërkombëtar fshihet në Shqipëri

Javën e kaluar, një gjykatë në Moskë ka vendosur masën e arrestit me burg për 44-vjeçarin Revaz Kakhmazov, te shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që merrej me grabitje e trafik droge.

Sipas Departamentit të Hetimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë, grupi kishte në total 18 persona të akuzuar për 21 grabitje, të cilat kanë lanë pas 20 viktima.

Kakhmazov fshihet nën emrin e Revaz Mendeki dhe ka një nënshtetësi shqiptare. Sipas hetuesve ekziston mundësia që ky person të fshihet në Shqipëri.

Kakhmazov është kurorëzuar nga Zakhar Kalashov, i njohur ndryshe edhe si Shakro Molodoy, i cili është një nga bosët më të mëdhenj të mafias ruse. Nëse do të kapej, do ishte një sukses i madh pasi renditet ndër kriminelët më të rrezikshëm.

Aktualitet bosi rus