Sport 9 Shtator 2019, 18:01

Shqipëria U-21 kopjon të mëdhenjtë, pësojnë 4 gola kundër Austrisë

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria U-21 kopjon të mëdhenjtë, pësojnë 4 gola

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga Alban Bushi, është mposhtur me rezultatin e thellë 0-4 ndaj Austrisë U-21 në takimin e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2021.

Gabime të shumta në mbrojtje për kuqezinjtë, të cilët e nisën në mënyrën më të keqe të mundshme këtë sfidë, duke pësuar 2 gola për 2 minuta, konkretisht në minutat 6 dhe 8. Miqtë nuk u mjaftuan me këtë epërsi, teksa realizuan edhe 2 herë të tjera në pjesën e dytë.

Një humbje zhgënjyese për kuqezinjtë e vegjël, të cilët në 4 ndeshje kanë arritur të grumbullojnë vetëm 2 pikë.

Sport Austria U-21 Shqipëria U-21