Aktualitet13 Nëntor 2018, 14:41

‘Shqiponja’, biznesmeni që e financoi ‘shuplakë’ të fortë Berishës e Bashës, mban qëndrimin befas

Shkruar nga Pamfleti
‘Shqiponja’, biznesmeni që e financoi

'Shqiponja', biznesmeni që e financoi 'shuplakë' të fortë Berishës e Bashës, mban qëndrimin befasues

Lazim Destani është biznesmeni shqiptar i diasporës, i cili i dhuroi shtetit monumentin e “Shqiponjës”, për 100 vjetorin e pavarësisë, i cili u hoq para pak ditësh nga rrethrrotullimi i Doganës.

Ai njihet si një biznesmen i fuqishëm në Maqedoni e jo vetëm dhe është babai i aktorit të njohur Blerim Destani.

Destani ka vendosur që të qëndrojë neutral, përsa i përket debatit të fundit, ku heqja e monumentit, u bë burim akuzash e kundërakuzash ndërmjet opozitës dhe qeverisë. Në reagim thuhet, se: “Shqiponja” është simbol bashkues dhe me heshtjen kërkohet të mos krijohet tjetër përçarje.

“Pas ndodhive te fundit lidhur me monumentin Shqiponje qe z.Destani i ka bere dhurate Tiranes dhe gjith kombit shqiptar, per Njeqind-Vjetorin e Pavaresise, preferojme te mbajme ane neutrale, sepse z.Destani paraqet figure qe bashkon njerez, ndaj edhe as ne kete rast nuk duam te deklarohemi ne nje menyre apo tjeter per te shkaktuar eventualisht edhe nje tjeter percarje mes cilave do subjekte”, thuhet në reagim.

Aktualitet biznesmeni qe e ndertoi Sali Berisha Shqiponja