Aktualitet 8 Nëntor 2018, 15:15

Shqiptarët përçudnohen në tokën e tyre, politikanët e pacipë bënë sehir

Shkruar nga Pamfleti
Shqiptarët përçudnohen në tokën e tyre,

Shqiptarët përçundohen në tokën e tyre, politikanët e pacipë mbajtën sehir

Ceremoniali i varrimit të Konstandinos Katsifas në fshatin Bularat rinxjerr edhe njëherë në shesh shjelljen përçunduese të shtetit dhe zyrtarëve shqiptarë. Gjatë gjithë këtyre ditëve, ç’prej kur ndodhi ngjarja me Kacifasin, një pjesë e grekërve po e trajtojnë atë si hero që vdiq për flamur, ndërkohë një pjesë tjetër e kanë trajtuar ftohtësisht duke legjitimuar aksionin e RENEA-s që çoi në vrasjen e tij.

Budallëku dhe histeria nisi që me  akordimin e një fondi nga bashkia Dropull për të paguar të gjitha shpenzimet financiare për ceremoninë e varrimit në Bularat të minoritarit grek Kostandinos Kaçifa, i cili mbeti i vrarë nga RENEA. Si mund të financohet varrimi i një terroristi grek, që rrezikoi jetën e efektivëve të RENEA-s dhe terrorizoi fshatin për orë të tëra?!

Në ceremoninë e lamtumirës morën pjesë deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo; ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Ky i fundit, në një prononcim për mediat shqiptare bëri thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Jemi në momente të varrimit dhe si pasojë këto momente janë të shenjta. Jemi për të ndarë dhimbjen me familjrët e Kaçifas. Kemi vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Zbardhja e kësaj çështjeje është me rëndësi jetike”.

Çfarë kërkon të zbardhë Dule që merr pagën në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka para syve makinën e Policisë shqiptare të shoshitur nga plumbat e kallashit të Konstandinos Katsifas? A u ndjenë rehat Dule dhe Tavo , kur turma histerike greke, e cila u lejua të merrtje pjesë në ceremonialin mortor,  në vend që të shoqëronte në heshtje kufomën, e ktheu në një ceremonial terrorist me thirrje agresive nacionaliste, si : “Katçifas ti jeton, ti na drejton (Mikonos); Vorio Epiri është grek; Maqedonia është Greqi.”

Dhe akoma më e rëndë prania e 9 priftërinjve grekë, të cilët drejtuan ritet mortore, ndërkohë që kortezhi gjatë rrugës për në kishë kishte në krye eurodeputeten qipriote Eleni Theocharous. A mundet të ketë “bekimin” e Zotit një ekstremist?!

E gjithë kjo sjellje e bën qesharake dhe absurde qëndrimin e zyrtarëve shqiptarë përballë etheve nacionaliste greke në shpërthim./Pamfleti

 

 

Aktualitet