Aktualitet 4 Tetor 2019, 17:47

Shqiptarët të tmerrshëm, pas arrative nga burgjet greke, një 45 vjeçar u largua nga burgu i Campobassos

Shkruar nga Pamfleti
Shqiptarët të tmerrshëm, pas arrative nga burgjet greke, një

Një i arrestuar 45-vjeçar shqiptar arriti të shpëtonte nga burgu në Campobasso, Itali, duke përfituar nga një leje që ai gëzonte për arsye pune.

Kthimi në burg ishte planifikuar për në orët e vona të mëngjesit. Si çdo ditë, 45-vjeçari, në burg për vrasje, do të duhej të kthehej në qelinë e tij, por këtë herë, nuk u shfaq: Tani është një i arratisur dhe ndaj tij ka nisur një procedim penal për arratisje nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Ai ishte i punësuar në disa detyra në instituti Agrar, ku shkonte çdo mëngjes. Deri më tani, kërkimet e agjencive ligjzbatuese nuk e kanë lokalizuar shqiptarin.

Për t’u theksuar është fakti se shqiptarët janë kthyer në problem për burgjet nëpër vendet evropiane. Vetëm në muajt e fundit 5 shqiptarë janë arratisur nga burgjet greke dhe ende nuk janë gjetur.

Aktualitet