Showbiz20 Qershor 2019, 10:46

Shqiptarit i duhet 1 vit punë! Zbulohet shuma marramendëse që merr Luana për një natë në koncert!

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptarit i duhet 1 vit punë! Zbulohet shuma marramendëse që merr Luana për një natë në koncert!

Luana Vjollca duket se po jeton momentet e saj më të mira në karrierën muzikore. Vetëm gjatë vitit 2019 ajo ka publikuar 3 klipe muzikore dhe ka arritur miliona klikime dhe pëlqime nga publiku.
‘Boll u bot u vujt’, ‘Sonte’ dhe së fundmi dhe ripërpunimi i këngës ‘Moj bjondinë me sytë e zi’ janë tre produksionet e saj të fundit.

Duket se Luanës i pëlqejnë shumë ripërpunimet e këngëve, pasi kështu ka një sukses të garantuar. Kujtojmë që vitin e kaluar ajo publikoi këngën ‘M’i dhe flakë mallit tim’ me Bujar Qamilin.

Sigurisht që bashkë me suksesin që ajo po korr në publik ajo po shijon dhe përfitimet ekonomike të gjithë kësaj. Sipas ‘Panaroma Plus’ Luana Vjollca fiton rreth 5 mije euro në natë për një koncert që ajo zhvillon në lokalet e kryeqytetit, Kosovës dhe Diasporës.
Prej disa kohësh Luana Vjollca menaxhohet nga Krenar Çoçaj që njëkohësisht është dhe i dashuri i saj, megjithëse asnjëherë nuk është pranuar publikisht nga ata të dy.

Luana, Krenari, Marina dhe Getaori në Venecia muajin e kaluar

5 mijë euro nata është një shumë e konsiderueshme që e rendit këngëtaren seksi ndër më të paguarat.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz