Aktualitet23 Nëntor 2018, 14:58

“Shtatzëna humbi fëmijën në protestë”, si qëndron e vërteta e Erjona Dozhanit

Shkruar nga Pamfleti
“Shtatzëna humbi fëmijën në protestë”, si

"Shtatzëna humbi fëmijën në protestë", si qëndron e vërteta e Erjona Dozhanit

Protesta e djeshme para Kuvendit u shoqërua me incidente të dhunshme.  Një efektive u gjymtua, një tjetër humbi dëgjimin, ndërsa një numër i konsiderueshëm policësh dhe protestuesish pësuan lëndime.

Në media po qarkullon një lajm që po denoncohet edhe nga deputetë demokratë , se një grua, e cila quhet Erjona Dozhani ka humbur fëmijën pas përleshjeve me policinë.

“Ndërsa e gjithë bota prej 25 shtatorit është aktivizuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, policia e shtetit në Shqipëri dhunon nënën shtatzënë. Erjona Dozhani humbi fëmijën në muajin e 5-të, pas dhunimit nga policia, të cilët i arrestuan një ditë më parë edhe bashkëshortin, gjatë protestës para Parlamentit, për mbrojtjen e shtëpive, “të kryqëzuara” për shembje, për llogari të një vjedhje kryeministrore, miliona euro!”, shkruan deputetja Vokshi.

Por e vërteta është se Erjona Dozhani ka qëlluar me sende të forta në drejtim të efektiveve dhe nuik është shtatzënë, siç edhe pretendohet. Ajo është nënë e një fëmije të vogël dhe po procedohet në gjendje të lirë.

Aktualitet Protesta