Kur Ukshin Hoti promovonte nevojën imediate për kultivimin e demokracisë autentike, që do të shërbente jo vetëm si VEPRIM strategjik në luftën tonë për liri, LDK-ja, ideologët dhe lideri i saj, po inauguronin filozofinë e VETËMASHTRIMIT përmes imitimit të demokracisë.
Shkruan Dr Sadri RAMABAJA
Prishtinë, 18 janar – Pas luftës, në dekadën e parë të lirisë, LDK-ja përmes tolerimit të kursit neokolonial të qeverive, ku herë ajo e kryesonte e herë ishte pjesë e tyre, bëri që demokracia gradualisht t’i lëshojë terren kursit autoritar, respektivisht fashizmit modern.
Tatpjeta që po merrte Kosova në fillim të dekadës së fundit të shek.20-të, për nga përmasat tragjike dhe pasojat, do të mbetet e parikuperueshme gjatë kohë. Ajo është dekada kur Kosovën do ta braktisin mbi 500.000 qytetarë, pjesa dërmuese të moshës së re, të fertilitetit, para së gjithash meshkuj.
Sidoqoftë, në këtë hemorragji që po pësonte Kosova, do të kishte një anë pozitive: ata do ta forcojnë diasporën e re në Perendim, duke ia kaluar shpejt diasporës italiane, asaj spanjolle etj. Por, masa kritike e gjithë kësaj zezone do të arrihet vetëm gjatë luftës, kur kosovarët do t’i përcjellin botës imazhet e ekzodit biblik, deri në absurd të trishta trishta me njerëzit nga kampet e egzodit në Bllacë, në Stankovec, në Kukës e gjetkë. Ato pamje do të stivohen në memorien e qytetarit si një De ja wy e Holokaustit për të cilin mendohej se nuk do të përsëritej më kurrë.
Asnjë politikan i Kosovës, i atyre që kishin atbotë “pushtetin moral”, e të cilët edhe Kushtetuta e Kaçanikut i obligonte ta organizonin mbrojtjen, për këtë dështim me pasoja tejet tragjike, nuk dëgjuam kurrë të kërkojnë falje. Ndërkaq për ndonjë dorëheqje në shenjë përgjegjësie a pendese as që bëhej fjalë!
Në vitet e ‘90-ta, e ashtuquajtura “elitë kulturore e politike” e Kosovës (e mbledhur kryesisht rreth LDK-së), pati ngritur në këmbë të ashtuquajturin “Shtet fiktiv”. Ai bazohej para së gjithash në ngritjen e sistemit paralel në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, duke investuar çdo gjë përmes kalkulimeve politike në rikthimin e autonomisë së suspenduar më 1989.
Një përpjekje për ngritjen e institucionit më serioz të shtetit — Ministrin e Mbrojtjes, kishte përfunduar me turp që në hapat e parë të mëkëmbjes. (Nikë Gjeloshi: 2005) Kjo nomenklaturë, që gjatë luftës (në verën e vitit 1998) kishte ngritur kryesisht në terrenin e Republikës së Shqipërisë Forcat e Armatosura të Kosovës (FARK), ndërkaq në Kosovë pothuajse ishte shpartalluar. Menjiherë pas dislokimit të KFOR-it dhe Administratës së OKB-së /UNMIK-ut (qershor 1999), do të dislokohet në Prishtinë në kuadër të “Qeverisë Bukoshi”, duke mos përfillur marrëveshjen që ishte arritur në Rambue për Qeverinë e Përkohshme.
Qeveria Bukoshi që do të pozicionohet në njërën nga lagjet e Prishtinës së vjetër; ajo për shumëçka të kujton qeverinë paralale të Esat Toptanit kundruall asaj të Ismail Qemailit, megjithëse krahasimi nuk është as për së afërmi real as për Qeverinë e Përkohshme, që kishte “nxjerrë nga manga” të riun kontraverz dhe me shumë të panjohura e tepër i paditur -Hashim Thaçi.
Për disa muaj, fill pas luftës, kishim dy “qeveri” paralele, derisa administrata e OKB-së do t’ju imponohet, duke i futur që të dyja nën obbrellën e IPVQ-së (Institucionet e Përkohëshme të Vetëqevrisjes), që de fakt i jipte fund qeverisjes koloniale të Serbisë në Kosovë. Por, krahas këtij akti historik, kjo administratë njëkohësisht i hapte siparin epokës postkoloniale. Beogradi përveç se do të tolerohet ta shndërrojë Kosovën gradualisht në një tip të një neokolonie, ai përmes politikave fiskale edhe do ët mbështetet drejtpërdrejt, madje jo vetëm gjatë dekadës kur Kosova do të jetë nën protektoratin e hapur ndërkombëtar, por edhe pas shpalljes së pavarësisë (2008)!
Po fillonte kështu epoka kur Kosova do të trajtohet nga shumë palë si një laborator politik eksperimental, që do të gdhijë në një mëngjes, disi “papritur” si një DEMOKRACI ILIBERALE, duke “ruajtur” statusin e shtett të brishtë e në dështim!
Sistemi politik i ngritur në vitet ‘90-ta mbi parimet gjoja të demokracisë liberale, e bënte LDK si forcë politike shenjuese. Ai do t’i ngjajë aq shumë sistemit piramidal fianciar, që ju plasi në dorë bankave në vitin 2008, të cilin, ata që e krijuan, do ta cilësojnë madje edhe si “institucion i madhë, që me çdo çmim duhej të mbahej në jetë”! Këto dhe përvoja historike e pas Luftës së Dytë Botërore në Itali e Francë, para së gjithash, ishin arsyet kryesore përse zgjedhjet e para do të shtyheshin e zvariteshin, për aq kohë sa i duhej regjisorëve të inxhieringut politik për pregaditjen e terrenit dhe për kthimin e “Guru-së” nga Italia. Ndërkaq ato forca politike që gjatë luftës ishin mbledhur rreth UÇK-së (LPK, LKÇK, UNIKOMB-i, Partia Parlementare), e që kishin marrë pjesë në formimin e Qevrisë së Përkohëshme, që mëtoninn seriozisht të aplikonin parimet e demokracisë liberale me sa më shumë ngjyresa të demokracisë autentike, me qëllimin final për ngritjen e një sistemi të ri politik me postulate të demokracisë deliberative, po satanizoheshin e po mbaheshin gjithnjë e më larg institucioneve që po krijoheshin nën mbikqyrjen e rreptë të UNMIK-ut dhe shërbimeve të intelegjencies të palëve që kishin zbarkuar tashmë në Prishtinë nën petkun e diplomatëve, gazetarëve, OJQ-ve, por edhe misionarëve fetar të të gjitha ngjyrave. Në këtë garë, duket se intelegjenca franceze, me gjasë e mbështetur fuqishëm tek shërbimet e intelegjencies serbe, po shënonte sukses në pozicionimin e marionetave të veta në hierarkinë e pushtetit që po ndërtohej.
Gjatë gjithë epokës së Luftës së ftohtë çështja e pazgjidhur e shqiptarëve në ish Jugosllavi, u hesht fare nga ana e Perendimit, nëse nuk mund të themi se pati një lloj antipatie në qarqe të fuqishme qeveritare… Kjo reflektohej, meqë kishte antipati të hapur para së gjithash ndaj qeverisë shqiptare “për shkak të përkatësisë së saj politike në Bllokun Lindor komunist”. Në të njejtën kohë ushqehej hapur një lloj simpatie ndaj Jugosllavisë fillimisht për shkak të përplasjes me Stalinin, por edhe për faktin se ajo me kalimin e kohës qe shndërruar në mbrojtëse të interesave perendimore në hapësirën e Evropës Juglindore dhe përgjithësisht në përballjen e Perendimit me Lindjen komuniste. “Rrjedhë e drejtpërdrejtë e kësaj (gjendjeje -SR), shprehet profesor Ksenofon Krisafi, ishte trajtimi i qeverisë shqiptare, si regjim që dhunonte të drejtat dhe liritë e njeriut, i cili avancohej si shkak për të cilin disa Fuqi perendimore e legjitimonin veten (dhe luftën e tyre -SR) për ta përmbysur” [2] atë. Në këtë kuadër të pozicionimeve gjeostrategjike, Perëndimi ishte i qartë në raportet mes ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë e shqiptarëve; ai mbronte interesat e veta. Por, me rënien e komunizmit në Shqipëri dhe shkërmoçjen e ish Jugosllavisë, ishte e qartë, edhe në këtë rrafsh, po fillonte një epokë e re. Ndërhyrja e NATO-s në ndihmë për çlirimin e Kosovës e dëshmon më së mirë këtë ripozicionim.
Ideologu i Republikës dhe UÇK-së, Ukshin Hoti, kishte marrë në konsideratë traditën e mendimit politik progresiv të Rilindjes sonë dhe kishte bërë përpjekje ta mbarështrojë atë në mendimin e ri që ndërkohë po kultivonte nacionalizmi progresiv shqiptar, duke e shndërruar atë në IDEAL të Lirisë, që në vitet 1993–1999 do të marrë trajtën e UÇK-së së vegjëlisë. Kur Ukshin Hoti promovonte nevojën imediate për kultivimin e demokracisë autentike si shkollë filozofike, që do të shërbente jo vetëm si VEPRIM strategjik në luftën tonë për liri, por edhe si uverturë e ushtrimit të demokracisë në funksion të funksionalizimit të Republikës fill pas çlirimit, si fazë kalimtare drejt bashkimit të Kombit, në Kosovë, LDK-ja, ideologët dhe lideri i saj, po inauguronin filozofinë e VETËMASHTRIMIT përmes imitimit të demokracisë. Ngritja e kësaj “piramide të vetëmashtrimit” [4] , siç do ta cilësojë atë sistem Arbën Xhaferi, do të jetë në funksion të kauzës për rikthiminn e statusit të autonomisë (1974), rrjedhimisht në dëm të zgjerimit të radhëve të LPK-së dhe LKÇK-së. Pas luftës, në dekadën e parë të lirisë, LDK-ja përmes tolerimit të kursit neokolonial të qeverive, ku herë ajo e kryesonte e herë ishte pjesë e tyre, bëri që demokracia gradualisht t’i lëshojë terren kursit autoritar, respektivisht fashizmit modern. Studjuesit e guximshëm të këtij fenomeni, politologët e mirëfilltë, nuk do ta kenë të vështirë të konstatojnë, se demokracia është vrarë në Kosovë që në procesin e lindjes. Pjesëmarrës në këtë vrasje të demokracisë në lindje, prandaj janë tok, PDK dhe LDK.
PDK përmes shfrytëzimit të strukturës së SHIK-ut për qëllime të pastra politike, respektivisht shkrirjes e bashkëveprimit në simbiozë me këtë strukturë, ata do të imponohen në jetën politike si të pakalueshëm, respektivisht si faktor stabiliteti. Periudha nga qershori 1999 e deri në shkurt 2008 PDK/SHIK do të shërbejë për mbjlljen e frikës dhe për vetimponim kudo, duke kapur të gjitha institucionet e shtetit që në lindje. Më pas , ata, duke shfrytëzuar si patericë herë LDK e herë AAK, do të tallen me demokracinë.
Kjo sjellje e LDK në raport me interesat jetike të Republikës tashmë ka tagrin e vet – në zgjedhjet e 14 shkurtit ajo pritet të marrë tatpjetën e pakthyeshme, shembëllim Partisë së Veprimit Demokratik, që de fakto ishte nëndegë e saj në Maqedoni, që do të thotë ecën drejt shkuarjes në histori./Pamfleti