Shteti në gjunjë para “Besos së Taivanit”: Si u lirua Albano Aliko i “Gulf”, njeriu që ja “nguli” shqiptarëve me tollona nafte

Shteti në gjunjë para “Besos së Taivanit”: Si u lirua Albano Aliko i “Gulf”, njeriu që ja “nguli” shqiptarëve me tollona nafte

Në ditët e sotme Polici, Prokurori dhe Gjykata janë kthyer në instrumenta të një estrade, ku çdo ditë dëgjon qyfyre dhe skenarë që të bindin se ky shtet është i kapur nga krimi dhe biznesmeno-mafiozët.

Rasti më i fundit është ai i lirimit të Albano Alikos, ish-kryemenaxherit të kompanisë “Gulf”, i akuzuar nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Mashtrimit më shumë se njëherë” dhe “Fshehje të falimentit”.

Për lirimin e Alikos, që në fakt nuk ka qënë asnjëherë në burg, por për shkak se prej dy muaj gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë kishte vendosur masën e arrestit në burg në mungesë,është dashur të angazhohen policë, biznesmenë, prokurorë dhe gjyqtarë.

Aliko njihet si bashkëpunëtor i Beso Sulajt ose Besos së Tajvanit, person ky me mjaft influencë në qeverinë Rama dhe tek drejtorët e policisë së Xhafajt.

Po kështu Aliko, ka njohje të hershme dhe me prokurorin e Tiranës Sokol Malaj, që dikur ka drejtuar prokurorinë e Vlorës dhe që besohet se me ndërhyrjen e Besos së Tajvanit tek Bamir Topi, ish-kryeprokurorja Ina Rama e emëroi në krye të prokurorisë së Tiranës.

Në fakt për zbutjen e masës së sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie për Albano Alikon, duket se ka vepruar treshja Beso Sulaj, Sokol Malaj dhe gjyqtari Arben Micko.

Por në këtë skemë nuk kanë munguar dhe kanë nxituar që të jenë protagonistë dhe policët e Xhafaj.

Aliko prej muajit korrik 2018 rezultonte si person që duhet të arrestohej pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti, dhe bashkë me të në kërkim ishte dhe shtetasi gjeorgjian  Irakli Svanidze, me detyrë ish-administrator i kompanisë “Sun Petroleum Albania”, që zotëronte karburantet Gulf në shumë akse rrugore në vend.

Përgjatë tre muaj, me sa duket treshja e mësipërme, përfshirë dhe policët e Xhafaj, kanë krijuar skenarin se si Aliko të paraqitej pranë organeve të rendit dhe të dorëzohej dhe më pas të dilte pa shumë bujë përpara gjykatës, ku do të njihej me masën e sigurisë, që sigurisht Aliko e kishte ditur përpara vetëdorëzimit.

Operacioni për të zbutur masën e sigurisë, ka filluar në datën 10 shtator 2018, ku Aliko është paraqitur tek policët e Fatmir Xhafaj në policinë e Tiranës, duke shprehur vullnetin se kërkonte të vetëdorëzohej.

Me këtë rast policët e Xhafajt, në fund të fundit korrën dhe një sukses duke ekzekutuar një tjetër vendim të rradhës për arrestimin e një keqbërësi, që ua ka futur dhjetëra e dhjetërave shqiptare me shitjen e tollonave të naftës fallso.

Por çuditërisht policët e suksesshëm të Xhafaj, këtë supër arrestim të këtij mega-mashtruesi, këtë ushtar të Besos së Tajvanit nuk e propogandojnë fare në komunikatën e shtypit, por as nuk ja japin shtypit qofte edhe me zëra jo zyrtarë.

Plani për lirimin ende pa u kryer arrestimi i Albano Alikos deri këtu shkon shumë mirë, pasi heshtja është mjeti që do sjelli suksesin.

Pa kaluar shumë orë në zyrën e drejtorit të krimit ekonomik në policinë e Tiranës, Albano Aliko shoqërohet me furgon policie në drejtim të gjykatës së Tiranës, ku do të njihej me masën e sigurisë, që klani i kishte premtuar, se do e merrnin nga duart e gjyqtarit Arben Micko.

Gjyqtari Micko, gjatë senacës për verifikimin e kushteve të arrestit, e cilësoi arrestimin e policisë si të ligjshëm, por urdhëroi që Albano Aliko të mos qëndrojë në arrest me burg por në arrest shtëpie. Pra Micko hodhi poshtë vendimin e tij të dhënë në korrik 2018, ku caktonte masën e sigurisë arrest me burg për Alikon.

Skenari i kurdisur nga Sulaj, Malaj, Micko dhe policët e Xhafaj ka shkuar sipas parashikimeve, duke çuar në shtëpi me furgon policie Albano Alikon, i cili tashmë mund të vijojë i qetë kontrollin e bizneseve dhe të pijë kafe tek “Tajvan” në qëndër të Tiranës./Pamfleti

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti