Shteti ra në Bularat

Shteti ra në Bularat

Në Bularat, nuk ishte ceremoni mortore por një neofashizëm, i hapur dhe i inskenuar, me demonstrim e dominim fizik, ushtarak e propogandistik anti-shqiptar, brenda teritorit të Shqipërisë.

Jo Bularati, por një pjesë e Shqipërisë, u vu nën kontroll absolut e barbar prej pushtuesi mizor, të një ushtrie, qarqesh esktremiste e shoviniste, mbështetur edhe nga kisha zyrtare e ligjvenës grekë, bashkuar me ta edhe deputetë të parlamentit shqiptar, me shtetësi e kombësi greke, si pjesë e këtij skenari.

Nga Kakavija, deri në kufirin e Bularatit me Lazaratin, territori shqiptar u pushtua nga frocat special ushtarake e policore greke, paramilitarë, priftërinjë neofashistë me në krye Janullatosin, ekstremistë, kriminelë, trafikantë, deputetë e qeveritarë grekë, të bashkuar në “Frontin e Zi” anti-shqiptar, me thirrjet për luftë mes dy popujve.

Në at territor, të pushtuar e përdhosur turpshëm nga shovinistët grekë, zyrtarë e jo zyrtarë, mungonte vetëm Shtetit Shqiptar, jo si prezencë fizike “kukull”, por si shtet në truall të vetë, i cili, për turp të popullit që përfaqëson dhe të historisë kombëtare që ka, qëndroi si “pulë ngordhalaqe”.

Në Bularat, nuk ranë këmbanat e zeza e djallëzore të kishës kriminale greke, as ”lehjet” e shovinizmit për “Vorio-Epirin, por ra Shteti Shqiptar, duke mos guxuar të manifestonte fuqinë ligjore dhe detyrimin Kushtetues, për të garantuar paprekshmërinë e sovranitetit të vendit, kombit e qytetarëve.

Ku ndodh vallë, të lejohet në shtet tjetër qoftë edhe i mbaruar, që një turmë e stërvitur dhe e parapaguar nga qarqet destabilizueze, të tentojë të shqyej simbole, popuj e territore të fqinjëve, me metoda kaçake?

Ku mund të lejohet tjetër në planet, përvecse në vende protektorate (koloni), që turma e grupe të armatosur me simbole ushtrie e policie, të futen lirshëm e dhunshëm, në territorin e një vendi tjetër dhe të veprojnë, siç u veprua në Bularat, përballë “hundës” së Shtetit Shqiptar?

U bllokua rruga nacionale! U pushtua Pika Kufitare e Kakavijës. U bënë thirrje, për copëtim territori. U kërcënua e u ndalua dhunshëm media shqiptare të kryej misionin në tokën e saj.

U përdhosën kufiri, emir i kombit, emri I shqiptarit, heronjtë e kombit dhe Flamuri Kombëtar.

U  bë thirrje për zjarr e gjak mbi shqiptarët. U valvitën flamujt anti-shqiptar të “Voiro-Epirit”.

Bashkia kushtetuese shqiptare e Dropullit, me emërtesë, në territor zyrtar e truall etnik shqiptar, lejohet të financojë me buxhetin e Shtetit Shqiptar, ceremoninë e një neofashisti dhe terroristi anti-shqiptar grek.

Krye-kleriku grek, me kombësi shqiptare, të dhënë nga një sharlatan me detyrë President Republike, bëri thirrje, për lëvizje e manifestime luftarake, politike, shoviniste anti-shqiptare.

Mes tyre, si frymëzues e financues, mbështetës dhe nxitës sulmi ndaj Shqiperisë, shkuan edhe tre deputetë të parlamentit shqiptar, të njohur për veprimtari anti-shqiptare, Vangjel Dule, Vangjel Tavo e Anastas Angjeli, të tre me kombësi e shtetësi greke, të zgjedhur deputetë, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën Shqiptare.

Si është e mundur, që përballë kësaj situate të cënimit dhe humbjes së hapur, të sovranitetit të vendit, krerët e shtetit po heshtin e bëjnë llogje, nëpër kafene, restorante, piknike e shkolla katundesh?

Si është e mundur, që forcat politike, të cilat përbëjnë parlamentin e këtij vendi dhe institucionet e sigurisë kombëtare, vazhdojnë merren me tenderët e vjedhur dhe me dashnoret e njëri-tjetrit, por nuk i tregojnë Greqisë, “dhëmbët e të drejtës kombëtare”?

Si është e mundur, që institucionet ligjzbatuese, nuk marrin “për bythe” deputeten shoviniste greke dhe ta përzenë jashtë kufijve shqitarë?

Si është e mundur, që organet ligjzbatuese, nuk kapin “për veshi” Dulen, Tavon e Angjelin, të cilët ishin pjesë aktive e nxitjes së kryengritjes dhe sulmit anti-shqiptar grek, kundër territorit shqiptar, popullit e shtetit shqiptar?

Si është e mundur, që shteti nuk përze nga Shqipëria, bandën e priftërinjve shovinistë anti-shqiptarë me në krye Majorin e Policisë Sekrete Greke, Anastasios Gerasimor Yanullatos, të cilët nuk është rasti i parë, që nxitin propagandë e veprime, për aneksimin e fantazmës “Vorio-Epir”?

Si është e mundur, që Shteti ra në Bularat, ndërsa kryeministri hesht, i hipën makinës e shkon në veri, për të bërë pranime në parti?

Si ëshë mundur, që Presidenti Republikës, vazhdon pikniqet dhe ahengjet, nëpër katundet e Kalabrisë, kur vendit, po i vihet zjarri, pushka dhe “thika” e copëtimit, brenda territorit?

Çfarë po bëhët? Përse po lihet populli, të bëjë vetëgjyqësi, siç di ta bëjnë shqiptarët kur qeni i pabesë u futet në shtëpi e kërkon t’i shqyejë.

Zotërinj shtetarë, thirrini mendjes, zbatoni kushtetutën dhe ringrini shtetin, që ua hodhën grekët në Bularat…/Pamfleti

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti