Aktualitet14 Qershor 2019, 18:19

Shteti vijon betejën me koncesionarin në Portin e Durrësit në Apel, kërkon 101 milionë lekë

Shkruar nga Pamfleti
Shteti vijon betejën me koncesionarin në Portin e Durrësit

Një konflikt i nisur në vitin 2015 mes Autoritetit Portual Durrës dhe konceisnarit që menaxhon kalatën lindore në këtë port EMS Albanian Port Operator ka përfunduar në Gjykatën administrative të Apelit. Në 10 qershor 2019 pranë kësaj gjykatë është regjistruar edhe çështja e radhës ku koncesionari është paditur nga Autoriteti Portual Durrës duke kërkuar që këtij të fundit ti paguhet një vlerë prej 101 milionë lekësh. Por cili është në fakt objekti i padisë.

“Detyrimi i të paditurit, EMS Albanian Port Operator (EMS-APO) shpk: të paguajë në favor të paditësit shumën 101.9 milionë leke, si pasojë e humbjes së pësuar nga kryerja e operacioneve, të cilat janë jashtë objektit të kontratës koncesionare ‘Për menaxhimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Terminalit Lindor të portit të Durresit”, dt. 06.05.2013 të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe Koncesionarit EMS Shipping and Trading Gmbh, e cila përbën një të ardhur të munguar për Autoritetin Portual Durrës, për periudhën Korrik 2013-Qershor 2015, si dhe dëmin e pësuar në lidhje me mospagimin në kohë të kësaj vlere. Të ndalojë veprimtarinë e përpunimit të konteinereve në Terminalin Lindor, si veprimtari e kryer në kundërshtim me kontratën koncesionare, deri në rregullimin kontraktual dhe tarifor të situatës së krijuar” thuhet objektin e padisë.

Historia e përplasjes

Një masterplan i hartuar 10 vite më parë dhe kaluar në qeverinë Berisha e ndante Portin e Durrësit në 6 sektorë kryesorë. Në atë kohë institucioneve shtetërore u kërkohej gjithashtu që të negocionin edhe me Durrës Kurum Shipping për të përcaktuar termat e operimit të saj çka përfundoi me një kontratë në vitin 2010. Më pas në vitin 2013 do të vite një tjetër kontratë por këtë herë koncesioni. Bëhet fjalë për EMS APD e cila filloi aktivitetin e saj në 15 korrik 2013. Sipas kësaj kontrate, kjo kompani mund të ushtrojë aktivitetin e operimit në Kalatën Lindore, pra të menaxhojë të gjithë operacionet që zhvillohen në këtë kalatë.

Por në vitin 2015 Autoriteti Portual Durrës do të përfshihej në një konflikt me konceisonarin EMS duke nënvizuar se ky i fundit kishte ushtruar në mënyrë të paligjshme aktivitetet stivadore dhe ka krijuar konflikte me kompani të licencuara. Sipas pretendimit të bërë në atë kohë nga Autoriteti Portual Durrës, si institucion publik EMS-së ju kërkua që të licencohej në aktivitetin e stivadorit sikurse kishin bërë operatorë të tjerë por kjo fillimisht e dakordësuar, u refuzua në një moment të dytë.

Nga ai moment mes APD dhe EMS ka nisur një konflikt që po kalon gjykatave dhe ku kompanisë që ka koncesionin e kalatës Lindore të Portit të Durrësit i kërkohet që të bëjë pagesën për ushtrimin e aktivitetit në procese që nuk është licencuar apo nuk ia përfshin kontrata koncesionare./Monitor

Aktualitet beteja me koncensionarin historia e përplasjes porti i Durresit