Shtetrrethim! RENEA blindon Durrësin, Tiranën, Fushë Krujën e Kavajën, ja ku u ekzekutua shoku i Shullazit

Shtetrrethim! RENEA blindon Durrësin, Tiranën, Fushë Krujën e Kavajën, ja ku u ekzekutua shoku i Shullazit
Mbrëmjen e së martës në qytetin e Durrësit u ekzekutua Edison Harizaj, miku i Emiljano Shullazit dhe u plagos 33-vjeçari Genci Caca, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë RENEA dhe FNSH kanë rrethuar Durrësin, Tiranën, Fushë Krujën dhe Kavajën duke kryer kontrolle të rrepta për kapjen e autorëve.

 
Si ndodhi ngjarja

Edison Harizaj ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Vlorës, kur i është bërë pritë nga dy persona në lagjen nr.13 në Durrës. Ndaj makinës “AUDI”  ku udhëtonte Harizaj bashkë me mikun e tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Vendi ku autorët ekzekutuan mikun e Shullazit nuk ka ndriçim, ndërsa më pas u larguan në sens të kundërt të autostradës. Autorët pas atentatit kanë shkuar në zonën e Shën Vlashit të Durrësit dhe kanë djegur makinën me të cilën kryen vrasjen, e cila ishte e vjedhur, më pas u larguan me një tjetër makinë për të humbur gjurmët.

Pistat e hetimit

Viktima e këtij atentati Edison Harizaj dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje, pasi ka qenë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë. Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë edhe për disa ngjarje kriminale në vend. Ngjarja e rëndë në Durrës, ka bërë që drejt qytetit bregdetar të niset RENEA. Pika kontrolli janë ngritur në Tiranë, Fushë Krujë dhe Kavajë.

Vritet në pritë në Durrës Edison Harizaj, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Një atentat me armë i është bërë 39-vjeçarit nga Vlora Edison Harizaj i cili ka mbetur i vdekur, ndërkohë që i plagosur rëndë mbeti shoku i ngushtë Genci Caci, 33 vjeç. I plagosuri është dërguar fillimisht në spitalin e Durrësit, më pas në Tiranë në Spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka disa plagë në trup. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 në Durrës.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti