Shtohen muskujt e rezistencës në protestën e Bulqizës kundër kleptokratëve të LSI dhe gangsterëve të Ilir Metës, boksierët e shquar Keta i bashkohen frontit qytetar për mbrojtjen e pyjeve

Shtohen muskujt e rezistencës në protestën e Bulqizës kundër kleptokratëve të LSI dhe gangsterëve të Ilir Metës, boksierët e shquar Keta i bashkohen frontit qytetar për mbrojtjen e pyjeve

Sot në Bulqizë u zhvillua protesta e radhës e qytetarëve të komunës Fushë-Bulqizë, që kërkojnë anulimin e lejes koncensionare për shfrytëzimin e pyjeve në këtë zone, një leje e lëshuar në kundërshtim me cdo parim ligjor e mjedisor dhe në kundërshtim të hapur të banorëve të zonës dhe pa marrë parasysh pasojat dhe fatkeqësitë natyrore që sjell prerja e pyjeve.



Në protestën e sotme u shtuan muskujt, sepse asaj iu ngjitën vëllezërit boksierë Keta, përfshi trajnerin Ismail Keta, të cilët kanë lindur në këtë vend dhe erdhën enkas nga Gjermania për të fuqizuar zërin e banorëve vendor kundër hajdutëve dhe kriminelëve të LSI-së dhe të gjithë pushtetarëve të korruptuar që po tentojnë të grabisin pasurinë e përbashkët në Bulqizë.

Sic e dëshmon dhe foto që shoqëron shkrimin e marrë nga profili në facebook i Xhoni Ismail Ketës, banorët e zonës po grupohen vazhdimisht në protestë për të parandaluar një masakër mjedisore që nëse realizohet con në shpopullimin e katër fshatrave dhe kjo është e papranueshme.

Prej ditësh banorët e zonës janë në një përplasje nervash e deri përplasje fizike me gangsterët e LSI, që për ironi të fatit mbështeten nga policia dhe pushteti vendor, duke tentuar të shtrijnë kthetrat e tyre të pista të hajdutërisë në pasurinë publike në Bulqizë.

Pasi vodhën kromin, një nga pasuritë më të mëdha nëntokësore të Shqipërisë, tani u janë turrur pyjeve si cakenj të tërbuar. Por kanë hasur në rezistencën e banorëve vendas, që në unison nuk pranojnë që makineria vrastare e LSI-së në Dibër e Bulqizë të shkatërrojë pyjet e tyre. /Pamfleti

Protesta për ndalimin e koncesionit për shfrytëzimin e masivit pyjor "Sheshe Bulqizë"

Qindra banorë të Bulqizës, u mblodhën këtë të mërkurë (18 korrik 2018) për të kundërshtuar koncesionin për shfrytëzimin e masivit pyjor “Sheshe Bulqizë”. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe vëllezërit “Keta”, që e kanë lartësuar emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ismail Keta u kërkoi institucioneve shtetërore që ta anulojne këtë koncesion pasi jeta e këtij komuniteti është e lidhur me pyjet. Protesta e së mërkurës, ishte e dyta që zhvillohet brenda pak ditësh para bashkisë Bulqizë. Banorët kanë afro katër vite që protestojnë për ndalimin e këtij koncesioni, ku gratë dhe fëmijët për disa ditë me radhë kanë qëndruar në vendin e quajtur “Qafa e Kamavecit” për të ndaluar shkatërrimin e pyllit. Videot e plota i gjeni në:1. https://www.facebook.com/alben.guide/videos/939332609606651/ 2. https://www.facebook.com/alben.guide/videos/939377166268862/

Gepostet von Bulqiza ime am Mittwoch, 18. Juli 2018

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.