Bota14 Mars 2019, 10:15

Shtohet dënimi, ish-shefi i fushatës së Trump dënohet edhe me 43 muaj të tjerë burg

Shkruar nga Pamfleti
Shtohet dënimi, ish-shefi i fushatës së Trump dënohet edhe

Shtohet dënimi, ish-shefi i fushatës së Trump dënohet edhe me 43 muaj të tjerë burg

Ish shefi i fushatës së Donald Trump, Paul Manafort është dënuar edhe me 43 muaj të tjerë burg.

Vendimi vjen një javë pasi 69-vjeçari u dënua me 47 muaj burg për mashtrim në një rast të veçantë.

Dënimi i fundit vjen nga dy akuza për konspiracion për të cilat Manafort u deklarua fajtor për vitin e kaluar.

Manafort akuzohet edhe për mashtrim dhe krime të tjera.

Presidenti Trump ka fuqinë të falë ish ndihmësin e tij për krimet federale, por jo për akuzat e ngritura në Neë York.

“Ndihem keq për Paul Manafort, kjo është ajo që mund të them,”-u shpreh Trump pas dënimit të tij të mërkurën.

I pyetur nëse do ta falë Manafort, presidenti amerikan u përgjigj: “Nuk kam dhënë kurrë një mendim, deri në këtë moment. Është diçka të cilën nuk e kam në mendje tani.”

Të dy rastet për të cilat 69-vjeçari u dënua rrjedhin nga një hetim për përfshirjen e supozuar ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Asnjë nga akuzat ndaj Manafort, megjithatë, nuk ka të bëjë me pretendimet për bashkëpunim me Rusinë. Trump gjithmonë e ka mohuar akuzën, duke e përshkruar hetimin si një “gjueti shtrigash”.

Bota ish-shefi i fushatës së Trump dënohet edhe me 43 muaj të tjerë burg Shtohet dënimi