Politike17 Korrik 2019, 09:28

Shtyhet me një ditë Asambleja, Rama mbledh sërish Kryesinë e PS-së, diskutime për bashkitë dhe seancën e nesërme

Shkruar nga Pamfleti
Shtyhet me një ditë Asambleja, Rama mbledh sërish Kryesinë e

Shtyhet me një ditë Asambleja, Rama mbledh sërish Kryesinë e PS-së, diskutime për bashkitë dhe seancën e nesërme

Në orën 09:00 nis mbledhja e kryeministrit Edi Rama me kryesinë e PS-së. Pritet të diskutohet për seancën plenare të ditës së nesërme, bashkitë, asamblenë e 22 korrikut dhe disa projektligje.

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë kryesinë e PS-së sot në orën 09:00. Në qendër të diskutimeve pritet që të jenë disa çështje, si seanca plenare që do të zhvillohet nesër dhe projektligjet që do të miratohen. Pjesë e diskutimeve pritet që të jetë asambleja e korrikut, bashkitë e vendit.

Kujtojmë se dje kryeministri  mblodhi në selinë rozë drejtuesit në qarqet. Nga kjo mbledhje Rama dha 10 porosi  ku kryesoret ishin për zëvendësimet që do të bëhen në bashkitë e djathta.

Theksojmë se dy ditë më parë Rama mblodhi kryesinë, ku u bë një analizë për zgjedhjet e 30-qershorit. Po kështu u vendos se më 22 korrik do të zhvillohet Asambleja Kombëtare e PS-së. Pas kësaj mbledhje Rama deklaroi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri. Ai theksoi se nuk ka ende një emër të ri për President.

Nga kryeministri Edi Rama dhe kryesia është vendosur që të shtyhet me një ditë Asambleja Kombëtare e PS-së. Ishe planifikuar të zhvillohej më 22 korrik por është vendosur të zhvillohet më 23 korrik. Mësohet se do të zhvillohet në orën 18:00 të kësaj dite.

Politike diskutime për bashkitë dhe seancën e nesërme Rama mbledh sërish Kryesinë e PS-së Shtyhet me një ditë Asambleja