Supersfida e Premier Ligës mes Liverpulit dhe Mançester Junajtid është mbyllur në paqe, teksa ndeshja ka përfunduar në barazim 0-0. Pavarësisht përpjekjeve, asnjë nga ekipet nuk ia doli të merrte 3 pikët.
Xherdan Shaqiri e nisi titullar këtë ndeshje, duke bërë një paraqitje të mirë. Vlen të të theksohet një rast flagrant i Paul Pogba, i cili në një pozicion të mirë për të shënuar, gjet trupin e portierit të Liverpulit, Alison Beker.
Me këtë barazim, Liverpuli mban vendin e 3 me 34 pikë, ndërsa Mançester Junajtid renditet në vendin e parë me 37 pikë.