Kosova28 Nëntor 2022, 14:16

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Rreth 70 për qind e serbëve në Kosovë konsiderojnë se prej faktorëve ndërkombëtarë, Rusia është mbrojtësi më i mirë i interesave të komunitetit serb brenda territorit kosovar.

Kështu thuhet në raportin e publikuar nga Organizata Joqeveritare “Aktiv”, me emrin “Analiza e trendit të qëndrimeve të komunitetit serb në Kosovë”.

Sipas hulumtimit të prezantuar të hënën nga kjo OJQ, 53 për qind e të anketuarve kanë qëndrim negativ ndaj Bashkimit Evropian.

Të gjeturat tregojnë se 55 për qind e të anketuarve konsiderojnë se në tri vitet e ardhshme jeta e serbëve në Kosovë do të përkeqësohet derisa vetëm 7 për qind e tyre mendojnë që situata në Kosovë është duke shkuar në drejtimin e duhur.

“Të dhënat nga hulumtimi i këtij viti tregojnë se kënaqëshmëria me gjendjen aktuale politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë është shumë e ulët. Krahasuar me hulumtimet e vitit 2020 dhe 2021, vërehet një rënie shtesë e kënaqëshmërisë lidhur me gjendjen materiale të të anketuarve”, thuhet në raport.

Prishtine bashkimi evropian Rusia serbët në veri të Kosovës veriu i Kosovës

Kosova