Aktualitet25 Maj 2019, 16:26

Si e “dogjën” Meta dhe Monika “zagarin” Petrit Vasili

Shkruar nga Pamfleti
Si e “dogjën” Meta dhe Monika “zagarin” Petrit

Si e “dogjën” Meta dhe Monika “zagarin” Petrit Vasili

Duke nxjerrë në skenë Petrit Vasilin, Meta e Monika kundërshtuan fort Vettingun në drejtësi, organet e reja të drejtësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë futur së fundmi në listën e zezë ish-kreun e Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, duke i ndaluar të shkelë më në botën amerikane. Vasili është shpallur “non grata”, si pjesë e grupit të politikanëve që kanë kundërshtuar dhe kanë punuar për sabotimim e Reformës në Drejtësi.

Po kush janë ata që e shtynë Vasilin të përfundonte në listën e zezë të SHBA? Ata janë Presidenti Ilir meta dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, të cilët pritet të jenë objekt të SPAK-ut për pasuri të paligjshme, mashtrim me deklaratat e pasurisë, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion.

Së bashku me Sali Berishën dhe me një lukuni gjyqtarësh, prokurorësh e politikanësh, Meta e Monika përbëjnë atë që quhet: rezistenca në Shqipëri kundër Reformës në Drejtësi.

Që nga viti 2014, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi e kanë përdorur Vasilin për sabotimin e Reformës në Drejtësi, herë si anëtar i Komisionit të Ligjeve, herë si pjesë e Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe herë si ministër drejtësie.

Duke nxjerrë në skenë Petrit Vasilin, Meta e Monika kundërshtuan fort Vettingun në drejtësi, organet e reja të drejtësisë, sidomos Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorinë e Posaçme.

Pesë vite më vonë, për këtë angazhim kundër reformës, që është në interes të shqiptarëve, Vasili mori goditje nga amerikanët, duke u futur në listën e zezë. Në fakt, në listën e zezë duhet të futen Meta dhe Monika, pasi Vasili ka luajtur thjesht rolin e shërbëtorit të tyre.

Para Vasilit, thuhet se SHBA ka futur më listën e zezë edhe Sali Berishën, të cilit nuk i lejohet më të shkelë në tokën amerikane. Mbetet për t’u parë, nëse në listën e zezë do futen dhe Meta me Monikën./Pamfleti

Kryesore Ilir Meta Monika Kryemadhi Petrit Vasili SHBA