Showbiz 3 Prill 2018, 14:15

Si të gjejmë smartphone-in e humbur edhe kur është në heshtje!

Shkruar nga Pamfleti
Si të gjejmë smartphone-in e humbur edhe kur është në

Si të gjejmë smartphone-in e humbur edhe kur është në heshtje!

Na ndodh shpesh të humbim tel disa herë në ditë, që mund të ndodhet poshtë sediljes së makinës, mes jastëkëve të divanit apo direkt e në zyrë. Për këtë arsye si Apple dhe Google kanë ndërhyrë në sistemet e tyre operative të metodave për të lokalizuar në mënyrë komode gagdet e humbur.
Apple erdhi e para me hedhjen e “Gjej iPhone-n tim”, një platformë falas dhe e disponueshme si në App Store ashtu edhe në web e cila, pasi u identifikohen me ID Apple i përdorur për tel, lejon të gjesh gadget-in tuaj në një hartë gjeografike dhe t’i bini ziles për të kuptuar nga vjen tingulli, edhe kur është me modalitet të heshtur.

Që kjo të ketë sukses është e nevojshme që të aktivizohet funksioni në menunë e konfigurimeve poshtë fjalës iCloud. Ndër opsionet më të nevojshme është edhe dërgimi i pozicionit të fundit të vendndodhjes, që në rast se bateria është në mbarim, udhëzon tel të komunikojë me serverat Apple ku ndodhet pak para se të fiket.

Për ata që nuk kanë aktivizuar asnjë nga këto opsione, e vetmja mundësi tjetër për të gjetur iPhone-in e humbur është të ketë në dispozicion një Apple Watch të lidhur me tel: në këtë rast ndër menutë e orës është prezent një funksion komod që e bën të bjerë zilja me komanda.

Se fundi eshte krijuar edhe një app për Android i quajtur Find my Device, “Gjej smartphone-in tim”. Funksionet e ofruara janë praktikisht të njëjtat: të gjithë dispozitivët e lidhur nga account-i i dëshiruar, të renditur në një panel praktik, dhe për secilin është e mundur të njohim pozicionin e fundit të dërguar server-ve dhe provojmë ta gjejmë duke e bërë të bjerë zilja edhe pse është në modalitet të heshtur. /PamfletiMAGAZINE

Lifestyle Si të gjejmë smartphone-in e humbur edhe kur është në heshtje!