Ditën e djeshme qarkulloi në rrjetet sociale një foto e moderatores Luana Vjollca ku tregon pamjen e saj të re.
Ajo ka vendosur që këtë të shtunë të shfaqet në emision me një pamje krejt ndryshe, duke treguar flokët me baluke.
Së fundi ajo ka publikuar një video ku tregon ndryshimin më të plotë dhe kaq ka mjaftuar që në rrjet të shpërthejnë komentet nga ndjekësit.
Të shumtë janë ata që e kanë komplimentuar moderatoren për pamjen por sigurisht ka patur edhe nga ata që nuk e kanë pëlqyer.
“Silikon hesapi, si transvestite, edhe macja ime duket bukur me filtra”, kanë qenë disa prej komenteve të bëra nga ndjekësit në llogarinë e saj.
Ndërsa në tjetër ndjekës i ka vënë në pah detajin që në foton që kishte publikuar Dontai dhe Kaory ishte pa filtra dhe në të vërtetë nuk njihej.