Si u zbuluan shqiptarët që grabitën 14 mijë USD nga bankomati në SHBA

Si u zbuluan shqiptarët që grabitën 14 mijë USD nga bankomati në SHBA

Një shtetas shqiptar që jeton në Nju Jork u shpall fajtor nga gjykata federale amerikane në Rhode Island pasi prishi murin e një supermarketi në Smithfield në tetor të vitit të kaluar, duke hapur një ATM dhe duke vjedhur më shumë se 14,000 dollarë.

Më vonë, dy hajdutët çanë murin e një farmacie brenda në supermarket dhe vodhën disa substanca të kontrolluara mjekësore, Oxydocone.

Njëzet e shtatë vjeçari Epirot Krasniqi doli para një gjyqtari të gjykatës së rrethit të SHBA të premten dhe u deklarua fajtor për akuzen e vjedhjes.

Tridhjetë e dy vjeçari shqiptar Liridon Gashi dyshohet se e ndihmoi atë per te kryer grabitjen. Të dy ishin të pajisur me radio marrese.

Policia iu përgjigj një alarmi qe erdhi nga supermarketi dhe kur mberriti ne vendngjarje gjeti dy shqiptaret që fshiheshin brenda njësive të ajrit të kondicionuar në çati.

Pas një aktakuze të lëshuar në nëntor, Krasniqi u arrestua nga agjentët e FBI-së në Nju Jork. Gashi u arrestua nga agjentët e FBI-së në San Francisko në mars.

Vendimi per denimin e Krasniqit do të jepet në gusht. Gashi ndodhet ne burg ne pritje te denimit.