Sport 9 Gusht 2018, 17:41

Sidibe “shpëton”, mbetet në Superiore dhe gjen ekipin e ri

Shkruar nga Pamfleti
Sidibe “shpëton”, mbetet në Superiore dhe gjen ekipin e ri

Lansinet Sidibe do të jetë dhe sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Afrikani është marrë nga Teuta në huazim, pasi durrsakët e kanë bindur klubin e Besëlidhjes për ta lënë të lirë me të njëjtën formulë që përdori Flamurtari vjet. 

“Klubi zyrtarizon marrëveshjen me lojtarin Lansinet Sidibe. Mesfushori 21-vjeçar, i cili sezonin e kaluar ishte titullar i ekipit të Flamurtarit, do të jetë pjesë e Teutës”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

Sidibe spikati vjet me Flamurtarin, teksa luajti në të gjitha ndeshjet që ishte i gatshëm si titullar. Mesfushori bashkohet te Teuta me Seku Kamara, me të cilin ishte shok ekipi edhe vjet në Vlorë, por edhe te Besëlidhja më parë.

Sport Flamurtari Lanicent Sidibe