Bota20 Prill 2019, 15:37

“Sikur të kishte donacione dhe për ne!”. jelekverdhët ironizojnë elitat për paratë e Notre Dame

Shkruar nga Pamfleti
“Sikur të kishte donacione dhe për ne!”. jelekverdhët

Zjarri shkatërrues në katedralen Notre-Dame të hënën e 15 prillit, një nga monumentet më të dashura të Francës, shkaktoi pikëllim kombëtar dhe i nxiti familjet dhe korporatat e pasura franceze të dhuronin rreth 1 miliard euro për rindërtimin e saj.

Protestuesit “jelek-verdhë” u kthyen të shtunën në rrugët e Parisit me synim për ta rigjallëruar lëvizjen e tyre, pas rënies së mbështetjes që nga koha kur ajo filloi. Me pankarta në duar ku ishin shkruar parulla në lidhje me zjarrin që përfshiu katedralen Notre-Dame, disa protestues shprehën neveri që lëvizja e tyre me karakter ekonomik që filloi si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit, nuk mori të njëjtin nivel donacionesh bujare nga elita e vendit.

Bota