Aktualitet22 Maj 2018, 17:40

Sinoptikanët sapo na japin lajmin që na “ngre qimet përpjetë”! Ata bëjnë lajmërimin e fundit për motin në S

Shkruar nga Pamfleti
Sinoptikanët sapo na japin lajmin që na “ngre qimet

MOTI NE VIJIM: Nga e hëna deri të premten, pritet që motit të jetë pjesërisht e kthjellët kryesisht paraditet dhe mbrëmjet ndërsa me vranësira e shira të përkohshëm gjatë mesditës dhe orëve të pasdites në pjesën më të madhe të territorit; priten rrebeshe afatshkurtra në zonat Lindore ndërsa zonat bregdetare paraqiten kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta gjatë pasditeve.

 

Temperaturat e ajrit mbeten të larta gjatë mëngjeseve duke variuar nga 10 – 11°C vlerat më të ulëta gjatë mëngjesve në zonat Lindore deri në 17 – 20°C mëngjeset në Ultësirën Perëndimore.

 

Po ashtu, orët e mesditës pritet të shënojnë vlera termike të larta duke u luhatur nga 24 – 27°C maksimumi në zonat malore deri në 28 – 31°C vlerat maksimale në zonat e ulëta dhe bregdetare.

 

 

Aktualitet