Sipas Astrologjisë këtë të mërkurë dashuria do shkojë vaj për Bricjapin. Do shtohet ndjeshëm harmonia në çift. Partneri do jetë i përkushtuar, i kujdesshëm dhe i lumtur që ka në krahë një person si ju. Nuk mund të bëni gjë tjetër veçse të jeni krenar/e dhe t’ia shpërbleni.
Për ju që jeni single, në plan të parë do të keni sensualitet të ëmbël, të gjallë dhe në të njëjtën kohë dëshirë për të eksploruar për emocione të reja. Mund të marrin jetë rastësisht takime shumë premtuese.
Në punë do keni një rast të papërsëritshëm. Qoftë nëse keni biznesin tuaj apo jeni i punësuar, këtë të mërkurë duhet të jeni të qartë dhe të vendosur.