Sipas KLSH/ Dosjet e spiunëve, mbahen qëllimisht jashtë Arkivës së Shtetit, po zhduken pa dijeninë e saj

Sipas KLSH/ Dosjet e spiunëve, mbahen qëllimisht jashtë Arkivës së Shtetit, po zhduken pa dijeninë e saj

Dosjet, qysh para 26 vitesh, duhet të ishin depozituar në Arkivën Qendrore të Shtetit, por edhe megjithëse Drejtoria e Arkivave, në bazë të ligjit, po i kërkon me këmbëngulje prej 20 vitesh, Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca, si institucioni më i lartë i Sigurisë Kombëtare, nuk pranojnë

Politikanët shqiptarë aktualë dhe shërbestarët e tyre, janë të qetë publikisht, mbasi me urdhër, klientelizëm, familjaritet, shërbime e pagesa, kanë zhdukur dosjet që kanë patur si ish-spiunë sigurimi, por qëndrojnë si “pula” përballë njeri-tjetrit, mbasi shefat kanë mbajtur kopjet e tyre, për presion nënshtrimi e bindjeje brenda grupeve partiake.

Është folur shpesh në këto 27 vite, për zhdukje dosjesh të sigurimit, para nisjes së pluralizmit dhe sidomos, pasi “ushtarët” e skemës së “Katovicës”, u desantuan në “politikën demokratike”, me përzgjedhje nga ish-pushteti komunist, duke u vendosur, në krye të partive majtas e djathtas.

Janë përmendur emra dhe pseudonime shtetarësh, politikanësh, biznesmenësh e analistësh ish-spiunë sigurimi me flokë e pa flokë, me surrat të drejtë e të shtrembër, por çudia është, se pas akuzave ata vazhdojnë kapardisen, duke deklaruar, se kanë “vërtetime pastërtie”, të lëshuara nga institucionet e sigurisë kombëtare.

“Llafet” e zhdukjes, të dosjeve të ish-spiunëve, i ka konfirmuar si fakt, një raport i auditit të KLSH-së, ushtruar në Arkivën Qendrore të Shtetit, konfirmuar me Vendimin Nr. 148, Nr. 94/8Prot., datë 28.09.2018, me temë “Performanca e Punës për Sigurinë e Dokumenteve në Arkivin e Shtetit”.

Sipas këtij raporti, Këshilli i Lartë i Arkivave, megjithëse kanë kaluar 26 vite, nuk ka përfunduar ende arkivimin dhe skedimin e dokumenteve “sekret”, ku bëjnë pjesë dhe dosjet e ish-sigurimit të shtetit, të cilat sipas KLSH, në kundërshtim të plotë me ligjin, nuk po dërgohen në Arkivën Qendrore të  Shtetit, por vazhdojnë të mbahen në arkivat e SHISH, Ushtrisë dhe Policisë.

Këto dosje, qysh para 26 vitesh, duhet të ishin depozituar në Arkivën e Shtetit, por megjithëse, Drejtoria e Arkivave, në bazë të ligjit, po i kërkon me këmbëngulje prej 20 vitesh, Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca, si institucioni më i lartë i Sigurisë Kombëtare, kanë penguar zbatimin e ligjit.

Ky bllokazh, që synon mbajtjen të fshehtë, të shkatërrimit dhe zhdukjes së dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit, aktualisht politikanë të lartë, ka vijuar me krijimin e Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991”, ku ligji parashikon, që ky autoritet, duhet të jetë strukturë brenda Arkivës së Shtetit, si organ bazë i rrjetit arkivor kombëtar.

Por, sipas raporit të KLSH, rezulton se Arkiva e Shtetit, nuk u përfill fare në procesin e krijimit të institucionit dhe procesit të hapjes së dosjeve, duke ia kaluar dosjet në administrim, këtij autoriteti anti-kushtetues, të krijuar qëllimisht nga krerët e shtetit dhe politikës majtas-djathtas, që vetë ata, t’i kontrollojnë, komandojnë e përdorin lehtësisht, për interesat e tyre manipuluese, ose goditëse./Pamfleti

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti