Showbiz18 Maj 2019, 03:05

Sipas studiuesve, brokoli rezulton produkti më i ri  kundër tumoreve

Shkruar nga Pamfleti
Sipas studiuesve, brokoli rezulton produkti më i ri  kundër

E konfirmon shkenca brokoli, ka proteina që sfidojnë kancerin

Një zbulim i ri është bërë së fundmi, në lidhje me brokolin dhe disa perime të tjera.

Sipas këtij studimi, të botuar në revistën shkencore “Science” brokoli dhe perime të tjera kanë në përbërjen e tyre një proteinë që mund të hyjë në pjesën më të madhe të “armëve” antikancer.

Pier Paolo Pandolfi, drejtor i Qendrës së Kancerit dhe Institutit të Kërkimit të Kancerit pranë Beth Israel Deaconess Medical Center në Boston, tregon se një proteinë e pranishme në një kategori perimesh si brokoli, lulelakra etj. arrin të “shuajë” gjenin që favorizon tumoret.

“Një enzimë e quajtur WWP-1 mund të shpërbëhet nga një element natyral që gjendet te brokoli dhe perime të tjera të së njëjtës familje”, thotë Pandolfi.

Elementi i ri, i emëruar si indol-3-carbinol, ende është në fazat e testimeve, por shpresat e mëdha janë që ai të kthehet në kurën anti-kancer.

 

Lifestyle brokoli shëron tumori