Kosova 9 Nëntor 2022, 10:27

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit (EULEX), ka shtuar numrin e policëve të tij në Kosovë.

Sipas njoftimit të këtij misioni, 23 xhandarë nga karabinierët italianë kanë arritur në Kosovë si përforcim.

Ata janë anëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane (EUROGENDFOR).

EULEX njofton se ata do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë pas situatës së krijuar në veri.

“NJPSR u dislokua në Kosovë si përgjigje ndaj nevojës së Misionit për të pasur forca shtesë në terren dhe për t’i mbështetur më mirë homologët tanë kosovarë, nëse kjo kërkohet dhe nëse është e nevojshme. NJPS-ja e rregullt e EULEX-it, e përbërë nga 105 policë polakë, është e stacionuar në Mitrovicë dhe është reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, që është pjesë përbërëse e mekanizmit me tru nivele të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti kurse NATO/KFOR-i i treti. NJPSR-ja e sapozbarkuar aktualisht përbëhet nga 23 xhandarë nga Karabinierët italianë dhe është e vendosur në Kompleksin Mbështetës të EULEX-it në Fushë Kosovë. NJPSR-ja është nën komandën e EULEX-it dhe do ta mbështesë Misionin në përmbushjen e detyrave të tij, përfshirë ato si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë nëse është e nevojshme”, thuhet nga EULEX-i.

Për përforcimin e EULEX-it, është deklaruar të martën mbrëma edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Prishtine EULEX karabinierët italianë veriu i Kosovës

Kosova