Aktualitet23 Gusht 2019, 22:43

Sjellja e shëmtuar e grekëve në kufi, punojnë me dy sportele, radhë kilometrike makinash në Kakavijë

Shkruar nga Pamfleti
Sjellja e shëmtuar e grekëve në kufi, punojnë me dy

Me ardhjen e fundit të gushtit, edhe emigrantët shqiptarë kanë përfunduar pushimet e tyre dhe kanë filluar të kthehen në vendet e punës së tyre në shtetet fqinje.

Gjatë mbrëmjes së sotme, qindra automjete janë në radhë prej mëse tre orësh në pikën kufitare të Kakavijës për të kaluar në anën greke.

Mësohet se shkak për bllokimin dhe vonesat në kufi, është bërë pala greke e cila raoportohet se po punon vetëm me dy sportele, ndërkohë që pala shqiptare punon me 5 sportele.

Nuk është hera e parë që pala greke bëhet pengesë për emigrantët shqiptarë, si kur kthehen në atdhe, qoftë kur rikthehen në vendin ku jetojnë e punojnë. Kjo është një problematikë që ka vazhduar për vite me radhë e nuk gjetur zgjidhje. Nacionalizmi I shëmtuar grek duket se nuk do të çlirohet dhe mendjet e sëmura do të vijojnë të pengojnë, sepse mesa duket marrin kënaqësi duke të vonuar qoftë dhe disa orë në kufi.

Aktualitet